web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama dekoron Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

2025-12-10 20:09:00, Kulturë CNA

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama dekoron Artan

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të “Skënderbeut”. Rama dorëzoi dy medaljonet e para të 100-vjetorit të Urdhrit të Skëndërbeut, familjeve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.

Kreu i qeverisë tha se Lame dhe Rrumbullaku do të kujtohen si bartësit besnikë të një amaneti shtetëror, ndërsa shtoi se Republika shpreh mirënjohjen për dy të ndjerët.

“Në pluralizëm, edhe të vdekurit morën dekorata, që ishin zhveshur nga çdo kuptim. Kështu, medaljet humbën rëndësinë e tyre. Ne ndërmorëm një reformë të thellë për medaljet, për të vendosur Republikën në kontakt me simotrat e saj evropiane dhe duke u mbështetur në praktikat e Europës. Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. 

Me propozim të kancelarisë do i dorëzojmë dy medaljonet e para të 100-vjetorit të Urdhrit të Skëndërbeut, familjeve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më por me pasionin dhe dijen mbi fushën e urdhrave medaljeve dhe shenjave, do të kujtohen si bartësit besnikë të një amaneti shtetëror. Sonte Republika u shpreh familjen e saj mirënjohjen për të ndjerët. Sot po risjellim përsëri në jetë një mesazh 100-vjeçar, që Shqipëria e nesërme nuk mund të ndërtohet pa njerëz që e duan meritën më shumë se çdo pasuri dhe respektin më shumë se çdo shpërblim”, tha Rama ndër të tjera. /CNA





09:55 CULTURE Agim Xhafka

In the pool…

As I walked calmly along the lake's dam, as I do every day...

Lajmet e fundit nga