Ninth day of protest/ More than 4 hours of rally
The ninth day of the anti-government protest has been goin...
The ninth day of the anti-government protest has been goin...

Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë.
Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë.
Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare.
E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?
Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarsia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirnjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA.
Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune.
Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirnjohje klasike në dy gjysëm shtetet shqiptare në Ballkan.
Albin Kurti i cili nuk pati kurajon të jap dorëheqje para Marveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.
Duke parë humbjen e elektoratit ai demostrojë forcën në veri të Kosovës.
Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësin? që fajin tja u linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb. Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.
Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afrët me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit. Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.
Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.
Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK.
Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme.
Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund ti detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.
Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.
Rrugë të mesme nuk ka:
Ose do bashkjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky sdo jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.
Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ja heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.
Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën.
Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.
Today Henry Kissinger turns 100 years old. His journey is ...
What is being done with the pensions of Albanian im...
Sali Berisha gave a statement today, which is probably the...
Sali Berisha started his journey with an article with ...
There is an irrational objection to the decision that MPs ...
Two days ago, on May 21, 2023, the President of the Re...
If you look at the photos in this post, you will say that ...
The Prime Minister of Albania, in addition to buying the l...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristan and Arbsurdistan! Welcome to the wondrous lan...
Appendesiti had done a podcast today with Bennett and ...
I remember, child, in our neighborhood of Tironce, wit...
With the overwhelming result for Berisha, the local el...
It is terribly unfortunate to hear of other factional grou...
By Xhovan SHYTI For more than ten days, Fredi Beleri, the...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
For me today is July 8, 2022, it is October 2, 2022 bu...
Doctor Berisha, the elections were stolen, torn, scatt...
SP has the right to enjoy the victory. He organized a ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...