The lost dignity of our economy, workers and entrepreneurs
A meme has been circulating on social networks for some ti...

Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ramës, është fare e thjeshtë t'i përgjigjesh. Kur Albin Kurti protestonte për lirinë e Kosovës, Rama bridhte kodrave të liqenit në Tiranë. Një tip endacaku që nuk po gjente dot vend në të ashtuqujturën lëvizje e opozitare, një farë rryme e re politike, më shumë me intelektualë që kishin kuptuar dështimin e ekonomisë se centralizuar, por pa bindje të qarta për të shpallur një realitet perëndimor politik. E ashtuqujtuara lëvizja e pardesyve bezhë, veçse në ndryshim nga këta ai mbante një kapotë të zezë për hobi apo për të bërë dallim.
Madje ishte i pari që e quajti Luftën Nacional-çlirimtare, si një luftë civile. Kur Albin Kurti i shërbente si sekretar i përfaqësuesit të UÇK-ës, Adem Demaçi, Rama shiste ikona rrugëve të Parisit. Madje përflitet se është edhe i dënuar aty. Kur Albin Kurti u burgos dhe me shumë shqiptarë të tjerë u transferua nga Prishtina në qelitë e Beogradit, Rama mori një ftesë nga Fatos Nano për t'u bërë Ministër i Kulturës, erdhi me shumë zhurmë dhe thoshin se jetonte diku nga Peza.
Albin Kurtin Gjykata e Nishit e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Kur ai deklaronte se, '' nuk ka rëndësi se sa vite më dënoni, e bëra për Kosovën. Dhe kur të dal do ta bëj rishtas''. Nga 15 vjet, bëri plot 3 vite burg. Kjo fal ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe rënies së Millosheviçit nga pushteti. Edi Rama dhe lëvizja Mjaft, i kishin shpallur një luftë frontale Fatos Nanos. Shkurt Partia Sociliaste ishte në një lufte brenda llojit nga ku u formua edhe LSI-ja. Kur Albin Kurti u lirua nga burgu në Beograd u diplomua dhe formoi një lëvizje me drejtim social për liritë dhe të drejtat e njeriut, por që shpejt u kthye në një prurje politike e cila sot ka emrin Vetvendosje, Rama u bë kryetar Bashkie në Tiranë, sponsorizoi lëvizjen Mjaft, me fonde sa të Bashkisë aq edhe nga fondacioni Soros, i hëngri kokën të parit, pikërisht atij që e pruri nga Franca, Fatos Nanos.
Kur Albin Kurti shiti apartamentin për të financuar krijesën e tij Lëvizjen Vetvendosje tashmë me qëllim drejtimin e Kosovës, por edhe idenë e bashkimit kombëtar. Gjithnjë nën idenë e bashkimit kombëtar, degë të Vetvendosjes do hapeshin edhe në Tiranë. Albin Kurti është tashmë edhe qytetar i Republikës së Shqipërisë, atdheut amë, përpjekjes historike nga Skënderbeu deri tek Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Pa lënë menjanë heronjtë e fundshekullit kur tashmë shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre, Adem e Hamzë Jashari.
Kurse Edi Rama tashmë kreu i opozitës ka ngritur në mes të Tiranës disa çadra beduinësh dhe bojkoton parlamentin me një arsye vulgare, hapjen e disa kutive të votimit, viti 2009. Ndersa mposhti Fatos Nanon dhe mbajti Bashkinë e Tiranes me ndihmën e Ilir Metës, Albini devizën e tij politike e ngriti nga dheu, nga toka e shqiptarëve.
Qëllimi, shqiptarëve, vetëm atyre u takon të vendosin për fatin e tyre. E drejta e referendumit është e drejta e vokacionit shqiptar. Pra, ndërsa Edi Rama një ekstrevagant plangrprishës i regjimit Hoxha, mori Partinë Socialiste me metodat e tragjedive shekspiriane, Albini krijoi vet një lëvizje në funskion të shqiptarëve. Edi Rama provoi të gjitha metodat e mundshme radikale, bojkotin, kamerat e fshehta, me video skandalet, ku radhën e kishin pikërisht suportuesit e tij.
E kam fjalën për Ilir Metën dhe kamerën e fshehtë me të ndjerin ministrin e energjitikës në qeverine Berisha, ku humbën jetën 4 qytetarë. Biles për të justifikuar firot e tia politike, në vitin 2021, kur dominonte parlamentin me deputetët e listave, ai ndryshoi kriteret në ligjin për shpalljen dëshmor të atdheut, pra Kushtetutën. Ndryshime që nuk kishin ndodhur nga viti 1968. Madje nuk iu bashkua konsensusit të kërkuar nga qeveria dhe europa, për të nëshkruar çeljen e negociatave, edhe pse pranoi të darkonte në te famshin restorant me emrin Krokodili në Bruksel, me kundërshtarin e tij politik Sali Berisha, Strazburg 2016.
Atë mbrëmje, Europa kërkoi që t'i jepej fund krizës politike në vend, në mënyrë të atillë që Shqipërisë t'i hapishin dyert për në Europë. Por Edi Rama nuk nënshkroi. Arsyeja sipas tij, standartet e mungura të demokracisë. Krejt ndryshe Albini, edhe pse ishin marre zvarre nga forcat e Umnikut apo policia e Kosovës, prapë nuk kaloi asnjë vijë të kuqe që cënonte fatin e Kosovës në rang europian.
Megjithatë, Edi Rama u bë kryeministër i Shqipërisë me plot 1 milion vota. Por nga ajo kohë, ka ndryshuar sistemin zgjedhor, ka marrë të gjitha pushtetet dhe më fatkeqja, mbajti votime, jo zgjedhje, votime në vitin 2019. Që dmth, hyri në zgjedhje pa asnjë kundërshtar dhe fitoi brutalisht 61 bashki të vendit. Krejt harbutërisht, bash nga Beogradi, sot Edi Rama kritikon zgjedhjet në veriun e Kosovës, pikërisht faktin e pjesëmarrjes së ulët në votime.
Megjithëse Albin Kurti nuk ka bërë asnjë krimi elektoral, krimin e kanë bërë ata që bojkotuan, që nuk duan të njohin qeverinë e tyre. Edi Rama qeveris edhe sot... Por nuk i ka më, 1 milion vota. Edhe pse pa kundërshtar, ''fitoi'' me afro shtatëqind mijë vota, aq sa numri i anëtarësisë së Partisë Socialiste. E cila në raport me kohën e Fatos Nanos, nuk është më partia e socialistëve pasi dominohet nga diplomat fallco, ndërtuesit informalë dhe klanet e bizneseve të pista. Dhe Edi Rama nuk fle më në Pezë, si bohem, por ka një kompleks bizarr privat diku rrëzë Dajtit. E gjeti borxhin publik, 64% dhe sot e ka çuar në 104%.
Edhe Albin Kurti u bë kryministër i Kosovës në vitin 2020, nuk ka ndryshuar asnjë ligj a sistem zgjedhor, nuk ka marrë shumicën në komisionin zgjedhor, as gjykatat dhe as e ka ndërmend të bëj zgjedhje votime. E gjeti borxhin publik të Kosovës 23%, po aq është edhe sot e kësaj dite.
Punon me përkushtim për funksionin e demokracisë në vend dhe me idenë e bashkimit kombëtar, kurse Edi Rama e ka kthyer demokracinë në shkërdhatokraci. Albin Kurti punon për fuqizimin e kushtetueshmërisë qytetare, kurse Edi Rama për kushtetueshmërinë e vet. Të ardhurat mujore të qytetarit shqiptar, janë 267 euro, ato të qytetarit shqiptar të Kosovës 400 euro. Emigranti shqiptar nuk ka të drejtë vote, kurse emigranti shqiptar i Kosovës ka të drejtë vote.
Si përfundim, sa herë që bëhet fjalë për Kosovën, Albin Kurti takon kokë më kokë të gjithë liderët e opozitës. Edi Rama bën të kundërt, shpërbërjen e opozitës./ CNA
A meme has been circulating on social networks for some ti...
The event of Fushë Kruja is spectacular because it starts ...
In the trajectory of a governing majority, the dismissal of ...
Dear fellow citizens, We, the deputies of the parliamenta...
Concerned about the increase in tensions between Alban...
Rama refused to sign 13 essential agreements with Koso...
Pristina comes out to the square and follows the devil. It...
Dear students who are protesting! First, I want to say th...
Today Edi Rama starts the flash tour in the countries of t...
One of the most prominent American presidents, who wil...
The inglorious end of the Open Balkans, announced by E...
Here for two years already there is talk about the tra...
The government's excitement about the six-month results of...
When Albin Kurti opposed the Open Balkans, with the Berlin...
The US Supreme Court has given the right two days ago to a...
Everything is now concentrated in the North of Kosovo, in ...
In 2003, in Thessaloniki, EU leaders took the far-sighted ...
The old man in the beautiful Saranda of Kiko, our clev...
The government has taken an important step in efforts to e...
Albin Kurti has a psychological crisis, because he thi...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke lëv...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Lebanese Prime Minister Nawaf Salam has claimed that Israe...
The leader of the Serbian List, Zlatan Elek, accused the l...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...