web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Fushë-Krujë, me dy të plagosur/ Ende nuk dihet shkaku

2022-11-14 08:33:00, Kronika CNA

Aksidenti në Fushë-Krujë, me dy të plagosur/ Ende nuk dihet

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur këtë mëngjes, në Dervn të Krujës.

Sipas policisë, dy persona të plagosur janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga