web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen makinat në Maliq/ Plagosen dy persona

2022-11-13 20:39:00, Kronika CNA
Përplasen makinat në Maliq/ Plagosen dy persona
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi.

Mësohet se automjeti tip "BMË", me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç.

Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip "Volksëagen", të cilët u dërguan në spitalin e Korçës dhe që aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Lutë raportojnë se me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga