web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më i forti në Bllok jam unë”/ Artan Hoxha zbulon ku fshihen “kokat” e krimit

2022-11-13 09:17:00, Kronika CNA
“Më i forti në Bllok jam unë”/ Artan Hoxha zbulon ku
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer për rreziqet që duhet të përballë për shkak të punës.

Gjatë një interviste për emisionin “Më lër të flas”, Hoxha tha se së fundi ka takuar shumë persona që janë të shpallur në kërkim si dhe vrasës me pagesë.

Por një nga detajet që ndau me publikun është strategjia se si mbrohet.

Gazetari tha se zakonish frekuenton vende ku njeh pronarin dhe klinetelën.

Gjithashtu u shpreh se e frekuenton Bllkun pasi të gjithë të fortët që rrinin aty janë zhdukur, janë ose në Ekuador, Kolumbi dhe Dubai, duke thënë në mënyrë ironike se më i forti në “Bllok” është ai.  

“Unë zakonisht rri në lokale që njoh pronarin, klientela, mundësisht nga i vjen rakia, pijen e marr vetë te banaku. Zakonisht shpatullat i vë pas muri dhe të kem një kolonë që mund t’i shmangem goditjes së parë. Në bllok më ke parë se të gjithë ata të fortët që rrinin aty janë zhdukur dhe janë ose në Ekuador ose në Kolumbi ose në Dubai. Më i forti aty kam mbetur unë”, u shpreh gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga