web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes kryebashkiakut dhe ish-punonjësit të tij/ Zbulohet arsyeja, reagon Policia

2022-11-11 11:02:00, Kronika CNA

Sherri mes kryebashkiakut dhe ish-punonjësit të tij/ Zbulohet arsyeja,

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin Fredi Kokoneshi, me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazment Bullari, 45 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Ngjarja paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për dy shkaqe, shkarkimin e Xhelilit si punonjës IT nga bashkia e Divjakës dhe ulja në detyrë e partneres së tij e cila punonte si drejtoreshë e poliklinikës së Divjakës.

“Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orges Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia./CNA.al



 

 





Lajmet e fundit nga