web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari nxjerr foton/ Me armë në brez, Gjergj Laçi kërcënonte familjen të mos dilte nga shtëpia

2022-11-08 21:46:00, Kronika CNA

Gazetari nxjerr foton/ Me armë në brez, Gjergj Laçi

Gazetari Eni Ferhati ka publikuar një foto të 52-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili akuzohet se prej 6 vitesh ka ngujuar dhe dhunuar familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Fotoja është shkrepur nga bashkëshortja e Laçit, teksa ky i fundit qëndron me kurriz ndaj saj.

Siç vihet re, 52-vjeçari mban një armë në brez, me të cilën kërcënonte familjen të mos dilte nga shtëpia që ndodhet në zonën e 5 Majit, në Tiranë.

Ndër të tjera, gazetari kërkoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin që ky të mos cilësohet vetëm si rast i izoluar.

Gazetari nxjerr foton/ Me armë në brez, Gjergj Laçi

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për Gjergj Laçin.

During the court session, Laçi denied the accusations, claiming that he did not use violence against the family members, nor did he prevent them from leaving the house.

He also stated that he is innocent and that he carried the cartridges and knives for work.

On the other hand, the lawyer requested medical-legal expertise, for mental health./  BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga