web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefonata anonime për bombë në Gjykatën e Apelit/ Dyshimet e para

2022-11-08 11:59:00, Kronika CNA

Telefonata anonime për bombë në Gjykatën e Apelit/ Dyshimet

Telefonata për bombë ka vënë në lëvizje të gjithë policinë në kryeqytet.

Një person anonim ka telefonuar në Policinë e Shtetit, duke thënë se në Gjykatën e Apelit është vendosur një bombë pa specifkuar saktësisht vendin.

Pas kësaj telefonate policia po kryen kontrolle të shumta në godinat e gjykatave.

Sipas asaj që raprotohet forca të shumta policie ka dhe në godinat e GJKKO dhe SPAK.

Deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, dhe thuhet se ka qenë një alarm i rremë.  Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga