web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Kamzë

2022-11-06 21:49:00, Kronika CNA
Të shtëna me armë në Kamzë
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamzë, në rrugën “Donald Trump”.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur. Mendohet se personi që qëlloi në ajër ka qenë duke ecur me motor dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ende nuk dihen rrethanat e këtyre të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit që alarmoi banorët e zonës përreth./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga