web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga në kontejnerin e

2022-11-03 23:04:00, Kronika CNA
Droga në kontejnerin e
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje mbrëmjen e sotme për sasinë 33.5 kilogramë kokainë të kapur në Portin e Durrësit, në kontejnerin e “BanaKing”.

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka dyshime që kjo sasi mund të jetë e të njëjtës linjë, me një sasi 6 ton të kapur në Maltë.

"Policia pretendon se skaneri e ka nxjerrë të pastër kontejnerin dhe thotë se nuk ka patur element të dyshimtë. Nxorri edhe pamje policia, thotë e ka kapur qeni.

Fakti që u gjet me këmbëngulje, edhe pse skaneri e ka gjetur të pastër, do të thotë ka informacion nga partnerët. Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë, prej 6 ton. A është e njëjta, ende nuk e dimë.

Është fakt që kontejneri që është hapur në Durrës është nisur në 20 shtator nga Ekuadori, ka kaluar kanalin e Panamasë. Në 21 tetor ka qëndruar në Itali. Në 28 tetor, anija ka ardhur në Portin e Durrësit", theksoi gazetari./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga