web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U gjet i pajetë në malet e Selanikut/ Zbardhen pistat e hetimit për vrasjen e 51 vjeçarit

2022-11-08 09:03:00, Kronika CNA

U gjet i pajetë në malet e Selanikut/ Zbardhen pistat e hetimit

Gjykata sot pritet të japë vendimin  për dënimin e 59-vjeçarit që dyshohet se mund të ketë gisht në vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi.

Trupi i  51 vjeçarit Ylli Mera u gjet pasditen e së dielës, në një zonë veçanërisht të paarritshme të masivit malor, nga efektivët e policisë që ishin në kërkim të tij.

Mediat greke kanë raportuar se Mera së bashkë me autorin e dyshuar, tasjmë për vrasjen e tij, kishin shkuar në mal për të prerë dru.

Mera, punonte për të pandehurin, por ky i fundit është largaur vetëm nga mali, raporton  protothem.gr.

Sipas informacioneve një nga skenarët e konsideruar nga policia  dhe që po hetohet, është se 59-vjeçari është vetëplagosur me sharrë elektrike dhe më pas e ka hedhur sharrën në drejtim të viktimës, duke e plagosur në kofshë, çka më pas ka çuar në humbjen e jetës së tij.

Në kontrollet e kryera nga policia në shtëpinë e 59-vjeçarit dhe në automjetin e djalit të tij 28-vjeçar, u gjetën gjithsej pesë thika gjuetie, ndaj të dy personat u arrestuan për armëmbajtje pa leje. Dy të arrestuarit u dërguan në  Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik dhe për akuzën e caktuar u caktua gjykimi. 

Njëkohësisht, shkresa e lëndës e cila është ngritur jashtë kufijve të vetëdrejtimit ndaj 59-vjeçarit dhe ka të bëjë me plagosjen me vdekje të 51-vjeçarit, i është dorëzuar organit kompetent gjyqësor dhe pritet kallëzim./CNA.al





Lajmet e fundit nga