web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koka në gjendje të rëndë shëndetësore”/ GJKKO shtyn seancën

2022-11-11 12:23:00, Kronika CNA

“Koka në gjendje të rëndë

Kërkesa e Lefter Kokës për t’u lënë i lirë për arsye shëndetësore është shtyrë sot nga GJKKO.

Gjykata do të vendosë për kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit premten tjetër.

Sot është future tek provat e administruara  akt-ekspertimi i mjekëve ligjorë që vërteton gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se një ditë më parë Apeli i GJKKO-së, vendosi për rikthimin në qeli të Alqi Bllakos./CNA.al





Lajmet e fundit nga