web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serat me kanabis në Berat/ Gazetari: Policia s’ka shkuar deri te pronari

2022-11-13 22:27:00, Kronika CNA
Serat me kanabis në Berat/ Gazetari: Policia s’ka shkuar deri te
Gazetari Jul Kasapi

Gazetari Jul Kasapi ka folur mbrëmjen e sotme për serat e zbuluara me kanabis në Berat.

Kasapi tha në emisionin “Review” se specialisti i zonës apo policia e Beratit duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi pretendon se ata nuk kanë mundur të shkojnë deri te pronari i këtyre serave.

“Deri tani nuk po shohim përgjegjësi, deri tani kemi një megaoperacion, një drejtues policie që kur dalin në konferenca lexojnë gjithë alfabetin me inicialet e njerëzve, por nga ana tjetër pyetjeve të rëndësishme nuk i përgjigjet askush”, u shpreh ai.

Gazetari deklaroi se policia gjithmonë shkon deri tek trafikantët dhe kultivuesit, por theksoi se më rëndësi është është që të gjenden garantuesit apo financuesit./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga