web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëvendëskancelari i Gjermanisë: Nuk do të marrim pjesë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

2026-03-07 20:53:00, Kosova & Bota CNA

Zëvendëskancelari i Gjermanisë: Nuk do të marrim pjesë

Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën që po zhvillojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit. Në një intervistë me një televizion gjerman, Klingbeil tha se kjo nuk është lufta e Gjermanisë.

“E them shumë qartë: Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”, tha Klingbeil.

Në të njëjtën kohë, Lars Klingbeil paralajmëroi për rrezikun e madh të zhytjes gjithnjë e më thellë në një botë ku nuk ka më rregulla.

“Ne nuk duam të jetojmë në një botë ku zbatohet vetëm ligji i më të fortit”, tha ai.

Zëvendëskancelari gjerman shprehu gjithashtu dyshime serioze në lidhje me ligjshmërinë e kësaj lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit ku eleminuan Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me breshëri të gjera sulmesh të vetat, të cilat kanë synuar bazat amerikane, objektet diplomatike dhe personelin ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe shumë qytete izraelite. /CNA





Lajmet e fundit nga