Vucic: Tectonic changes in the north of Kosovo
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said that d...

Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qytetarëve amerikanë që janë ende të bllokuar në vendin afrikan u kërkohet të vazhdojnë të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin me kujdes komunikimet zyrtare të SHBA-së. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, i hedh një vështrim alternativave që po shqyrtohen për të ndihmuar ata që janë bllokuar në këtë vend për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis forcave të armatosura të Sudanit dhe një grupi paraushtarak.
Disa orë pasi diplomatët amerikanë dhe të vendeve të tjera u evakuuan, një video nga Sudani tregonte grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe udhëheqësin e tyre, Mohamed Hamdan Dagalo, duke ecur në mënyrë sfiduese pranë kompleksit të pallatit presidencial. Zëri i Amerikës nuk mund të verifikojë pamjet, por raportet tregojnë se luftimet e ashpra mes këtij grupi dhe forcave të armatosura sudaneze, po vazhdojnë.
Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi të dielën përmes rrjetit social Twitter se stafi diplomatik i Britanisë është larguar nga vendi.
Shtetet e Bashkuara aktualisht po vlerësojnë se si të mbështesin mijëra qytetarë amerikanë të mbetur pas, tha për televizionin amerikan ABC koloneli në pension Steve Ganyard.
“Pentagoni tha se po shqyrtonte mundësinë e krijimit të një korridori të sigurt midis kryeqytetit Khartoum dhe qytetit Port Sudan dhe prej andej marina merikane t’i largonte njerëzit përmes detit”, thotë koloneli në pension i Marinës së SHBA-së, Steve Ganyard.
Shumica e civilëve amerikanë që janë ende në Sudan janë sudanezë amerikanë që punojnë në misione humanitare, tha senatori demokrat Mark Warner në programin “This Week” të televizionit ABC.
“Ekziston një përpjekje e OKB-së për të nxjerrë njerëzit nga Khartoumi përmes një korridori tokësor. Ka bashkëpunim me partnerët nga Lindja e Mesme, madje unë besoj se po punohet me Kinën dhe evropianët për të gjetur një mënyrë të sigurt për t'i larguar ata”, tha senatori demokrat, Mark Warner.
Sipas Senatorit Warner, momentalisht ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë brenda shtëpive në Sudan.
Bota nuk mund të harrojë nevojën urgjente për të ndërmjetësuar një armëpushim për hir të popullit sudanez, tha për Zërin e Amerikës, analistja Rebecca Hamilton.
“Ajo që vërtetë ka nevojë Sudani, ajo që populli sudanez na ka thënë për një kohë të gjatë, është një proces paqeje gjithëpërfshirës që do të jetë i vështirë dhe do të marrë shumë kohë. Por, kjo përpjekje e vështirë ia vlen për të arritur një demokraci të qëndrueshme”, thotë profesorja e drejtësisë në Universitetin Amerikan, Rebecca Hamilton.
Në Vatikan të dielën, Papa Françesku u lut për popullin sudanez.
“Po bëjë thirrje sërish që dhuna të pushojë sa më shpejt dhe të rifillojë rruga e dialogut”, tha Papa Françesku.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara, “Programi Botëror i Ushqimit” ka thënë ditët e fundit se një numër shumë i madh fëmijësh janë në mesin e refugjatëve që ikin nga konflikti të cilët si nevojë urgjente kanë ujin e pijshëm./ VOA
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said that d...
The results of yesterday's elections in four municipal...
Two journalists reporting for the Voice of America Azerbai...
Countries around the world are spending record amounts of ...
Children are exposed to air pollution levels far highe...
The United States again expressed regret that Serbian part...
The Vetëvendosje movement said it won "convincingly" in th...
In the four municipalities in the north of Kosovo, the votin...
The President of Republika Srpska, Milorad Dodik, spoke on...
The former chairperson of the Central Election Commiss...
Supporters of four right-wing parties gathered on April 22...
The Red Cross and the Red Crescent organizations have ...
The US military has evacuated US diplomats and their f...
Today in the north of Kosovo, elections are held in the fo...
So far, attention on the primary election for the Republic...
“Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësish...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said that Kosov...
The President of Greece approved the request of Prime Mini...
Russia's wealthy increased their wealth by $152 billion...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has called on t...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...