Munich Security Conference/Starmer announces deployment of aircraft carrier group to Arctic
British Prime Minister Keir Starmer, at the Munich Securit...

Qeveritë e pesë vendeve europiane më 14 shkurt lëshuan një deklaratë, duke thënë se janë të bindura se politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është helmuar me një toksinë vdekjeprurëse që nuk gjendet në kushte normale në Rusi – një helmim që çoi në vdekjen e tij në një burg rus dy vjet më parë.
Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Gjermania dhe Holanda arritën në këtë përfundim bazuar në analizat e mostrave të marra nga Navalny, të cilat konfirmojnë praninë e epibatidinës – një toksinë e nxjerrë nga bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut – e njohur për shkaktim të paralizës dhe ndalimit të frymëmarrjes.
Përmes deklaratës së përbashkët, pesë shtetet thanë se “Rusia ka pretenduar se Navalny humbi jetën nga shkaqe natyrore. Por, duke marrë parasysh toksicitetin e epibatidinës dhe simptomat e raportuara, helmimi ka gjasa të mëdha të ketë shkaktuar vdekjen e tij. Navalny vdiq teksa mbahej në burg, që do të thotë se Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për t’ia dhënë këtë helm”.
Në deklaratë thuhet po ashtu se “këto zbulime të fundit përsëri nënvizojnë nevojën për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për shkeljet e saj të përsëritura të Konventës për armët kimike dhe, në këtë rast, të Konventës për armët biologjike dhe toksike”.
Reagimi i bashkëshortes së Navalny-t
Duke reaguar ndaj deklaratës, e veja e Navalny-t, Yulia Navalnaya, shkroi në "X" se “që nga dita e parë isha e sigurt se burri im ishte helmuar, por tani ka prova: [presidenti rus, Vladimir] Putin vrau Aleksein me një armë kimike. Jam mirënjohëse ndaj shteteve europiane për punën e përpiktë që kanë kryer gjatë dy vjetëve dhe për zbardhjen e së vërtetës. Vladimir Putin është një vrasës. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet e tij”.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua ekipit për media të Navalnayas për komente të mëtejme, por kjo kërkesë u refuzua.
Navalnaya gjithmonë e ka refuzuar raportin zyrtar rus të autopsisë, i cili pretendonte se hipertensioni dhe sëmundje të tjera shkaktuan një çrregullim të ritmit të zemrës që çoi në vdekjen e Navalny-t, dhe ajo ka luajtur një rol kyç në dërgimin e mostrave biologjike jashtë Rusisë drejt vendeve të tjera europiane.
Navalny ishte një aktivist i shquar kundër korrupsionit dhe politikani më i spikatur opozitar në Rusi për më shumë se një dekadë. Në kohën e vdekjes së tij në një burg në veri të Artikut, Navalny po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza për ekstremizëm, që ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë se ishin të motivuara politikisht dhe ishin hakmarrje për aktivitetin e tij kundër Kremlinit.
Ai ishte në burg që nga janari i vitit 2021, kur u arrestua pasi u kthye në Rusi pas shërimit në Gjermani nga një helmim me agjent nervor, të cilin ai e përshkroi si një tentim vrasjeje të sponsorizuar nga shteti, të kryer nga agjentët rusë të sigurisë dhe të miratuar nga Putini. /REL
British Prime Minister Keir Starmer, at the Munich Securit...
NATO Deputy Secretary General Radmila Shekerinska said tha...
US President Donald Trump said regime change is the "best ...
During the Munich Security Conference, US Secretary ...
Thailand is using a birth control vaccine on wild elephant...
North Korean leader Kim Jong-Un has officially named his d...
US Secretary of State Marco Rubio warned Europe that the w...
US Secretary of Health and Human Services Robert F. Kenned...
Attorney Eric Tully, defending Rexhep Selimi in the trial ...
Today marks the fifth day of statements in the trial again...
NATO Chief Mark Rutte expressed satisfaction with the disc...
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë mbështetur propoz...
The problems and incidents at the Louvre Museum seem to ha...
The Kosovo Assembly today adopted a resolution in defense ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur...
British Prime Minister Keir Starmer's chief of staff, Sir ...
The leader of the Alliance for the Future of Kosovo, Ramus...
Italian Prime Minister Giorgia Meloni has declared that h...
The European Union's chief diplomat, Kaja Kallas, and the ...
The Kosovo government held its first meeting of the new ca...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...