Germans increasingly dissatisfied with the education system
According to a survey, the quality of education in German ...

Si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti pranë Bukureshtit, dy persona vdiqën dhe më shumë se 50 u plagosën. Rumania vuan nga vrasjet, korrupsioni e mashtrimet.
Një burrë në Krevedia, një fshat 25 kilometra në veri të kryeqytetit rumun Bukuresht, u ankua tek të gjitha autoritetet lokale për erën e fortë të karburanteve në oborrin e tij për dy vjet me radhë. Por askush nuk i kushtoi vëmendje ankesave të tij. Ose nuk donte t'i kushtonte. Deri në momentin kur të shtunën, më 26 gusht 2023, në rrugën e tij dolën zjarrfikësit. Dhe policia. Dhe një ambulancë. Por fatkeqësisht, ishte tepër vonë për këtë njeri. Ai vdiq nga një sulm në zemër pasi pa gruan e tij duke marrë flakë nga një shpërthim i karburanteve në oborrin fqinj. Ajo pësoi lëndime të rënda, 95 për qind e lëkurës i ishte djegur. Një ditë më vonë vdiq edhe ajo.
Pompë karburanti ilegale
Në oborrin ngjitur me shtëpinë ku jetonte dhe vdiq çifti prej vitesh kishte një pikë karburanti. Atje mbushen makina ose bombola gazi për sistemet e ngrohjes - në kushte të dyshimta sigurie. Gjatë inspektimit në vitin 2020, autoritetet kompetente konstatuan se kjo pikë karburanti nuk respektonte rregullat e sigurisë dhe i hoqën licencën për të punuar. Pronarët mbyllën portat dhe vazhduan të punojnë pas mureve - si më parë, por me rezervuarë të improvizuar. Sigurisht në të zezë.
Atë mbrëmje të së shtunës, karburanti që dilte nga një pompë e tillë e improvizuar mori flakë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku: një cigare, vapa e madhe, apo... Fillimisht ka shpërthyer rezervuari i madh, më pas edhe fuçitë e mbushura me gaz fluturuan në ajër. Më shumë se 50 persona u plagosën. Shumica e tyre janë punonjës të shërbimeve të shpëtimit që erdhën pas shpërthimit të parë - zjarrfikës, ndihmës mjekë, policë. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa disa që kanë përjetuar djegie të rënda nga zjarri janë dërguar jashtë vendit me avion ushtarak, ku po trajtohen në klinika speciale.

E gjithë kjo riktheu kujtimet e zjarrit katastrofik në klubin e natës Colectiv në Bukuresht në vitin 2015. Në atë kohë vdiqën 65 të rinj dhe rreth 150 u lënduan. Qeveria nën kryeministrin socialdemokrat, Victor Ponta u desh të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë.
Edhe katastrofa e Crevedia mund të ishte shmangur. Sepse ajo që ndodhi afër Bukureshtit është vetëm një nga situatat e shumta të ngjashme në Rumani. Institucionet shtetërore janë tërësisht të deprofesionalizuara – përmes korrupsionit, politizimit dhe intrigave partiake, nepotizmit, paaftësisë, por edhe indiferencës.
„Nuk kam më ajër!"
Në Rumani, shtëpitë digjen deri në themel, sepse rrugët që të çojnë tek ato shpesh janë të planifikuara keq dhe shumë të ngushta për të hyrë zjarrfikësit. Ambulancat mbërrijnë tre herë më vonë sesa parashikon protokolli, sepse shumë rrugë drejt bashkive të thella, të deklaruara si të asfaltuara, janë në fakt rrugë rurale apo pyjore shumë vështirë të kalueshme. Ndërsa asfaltet e mira të çojnë drejt oborreve dhe shtëpive të mrekullueshme të elitës rurale.
Pacientët vdesin në spitale sepse plagët e tyre janë të infektuara nga mikrobet në muret e dhomave në spitale. Ose sepse të sëmurët injorohen nga ata që duhet të kujdesen për ta dhe t'i shpëtojnë. Nga mesi i gushtit të këtij viti, një grua e re vdiq në një spital në Botosan, një qytet rreth 450 km në veri të Bukureshtit, pranë kufirit me Ukrainën.
Një 25-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ishte tre muajshe shtatzënë kur u shtrua në mbrëmje me dhimbje dhe gjakderdhje të madhe. Ajo vdiq shtatë orë më vonë, sepse askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar gjatë natës. “Nuk kam më ajër!” – ishte mesazhi i saj i fundit për familjen. Mjekët dhe stafi i spitalit fajësojnë njëri-tjetrin dhe gjithçka është duke u hetuar nga prokurorët.

Vetëm pak javë më parë, në korrik 2023, mjekët refuzuan të shtronin në spital një grua të re në shtatzëni të avancuar - ajo lindi në trotuar - një rast që përveç dyshimit për neglizhencë, shkaktoi edhe dyshime për diskriminim të mundshëm, sepse gruaja i përket minoritetit rom.
"Mos bllokoni linjat telefonike pa nevojë!"
Herë pas here incidente të tilla dhe të ngjashme shkaktojnë tmerr. Një adoleshente 15-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe përdhunua nga një person, arriti të telefonojë 911, por ata vetëm u përgjigjën: “Mos e blloko linjën telefonike pa nevojë.” Pak më vonë, ajo u vra nga rrëmbyesi i saj.
Në Rumani, gazetarët investigativë zbulojnë rregullisht raste kur të moshuarit me nevoja të veçanta dhe personat me aftësi të kufizuara burgosen në ambiente të ngjashme me kampet, në kushte të tmerrshme. Këto “shtëpi” shpesh marrin mbështetje serioze financiare nga politika, por paratë zhduken në kanalet e errëta të korrupsionit dhe nepotizmit.
Shtypi rumun ndoqi gjatë edhe rastin e një shoferi të ri të droguar, i cili u përplas me një grup turistësh të rinj në një qytet të Detit të Zi. Dy persona humbën jetën, disa të tjerë u shtruan në spital me plagë të rënda. Shoferi ishte ndaluar dy herë më parë nga oficerët e policisë të cilët injoruan sjelljen e tij të dukshme problematike. Ai nuk iu nënshtrua testit të drogës dhe u lejua të vazhdonte të drejtonte makinën. Tani rasti po hetohet.

Të gjithë e dinin se për çfarë bëhej fjalë
Por të kthehemi te fatkeqësia e fundit - shpërthimet dhe zjarri ndodhën në një vend që nuk kishte leje pune për tre vjet. Për parregullsitë në pikën e karburantit janë njoftuar shtatë institucione shtetërore. Të gjithë e dinin se për çfarë bëhej fjalë.
Por biznesi në Krevedia vazhdoi të lulëzonte. Tre vjet më parë, babai i aksionerit kryesor të kompanisë u bë kryebashkiak (i Partisë Socialdmokrate në pushtet - PSD) i një qyteti në jug të Rumanisë. Që atëherë, qarkullimi i kompanisë është dhjetëfishuar. Burimi i këtij suksesi tregtar ishin kontratat e mëdha me institucionet publike.
Domethënë, institucionet shtetërore shmangin kontrollin e kompanive të tilla. Shpesh inspektorët janë ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të politikanëve me ndikim. Ndaj veprimet e paligjshme nuk dënohen. E nëse një inspektor ka guximin të bëjë ndonjë ankesë, ai shpesh "qetësohet" me fjalët: "Miku im, kujdesu për punën tënde, apo do të të çojmë në fund të botës?"
Pra, në shumicën e rasteve, tragjeditë në Rumani vijnë në fund të një zinxhiri të gjatë dhe kompleks të korrupsionit. Ata që janë të përfshirë në gjithë këtë korrupsion besojnë se nuk do të zbulohen kurrë dhe se mund të bëjnë çfarë të duan. Vëzhguesit flasin madje edhe për bashkëfajësi të shtetit dhe strukturave mafioze në institucionet shtetërore./ DW
According to a survey, the quality of education in German ...
Another nightmare night from the fires in Evros, as the fl...
Citizens of Georgia and Moldova will now have to present s...
Iranian social media users are posting and sharing videos ...
Iceland gave the green light to resume whaling on Friday w...
A former leader of the far-right extremist group Proud Boy...
The head of NATO, Jens Stoltenberg, will leave his cur...
Russia sees no sign that it will get the guarantees it has...
The French government is banning students in state schools...
A Briton has been killed during fighting in eastern Ukrain...
The military junta in the African nation of Gabon seized p...
Former US President Donald Trump pleaded not guilty this T...
The next meeting between the Prime Minister of Kosovo, Alb...
As schools across Russia and parts of Ukraine occupied by ...
Belarusian leader Alexander Lukashenko has criticized what...
A person has fallen into handcuffs in Kosovo, after be...
A recently released video shows slain Russian commander-in...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said on August 31 t...
At least 73 people, including seven children, have died in...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, spoke about the...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Around four kilograms of cocaine were seized during a rout...
The mother of the 17-year-old raped in Fier has been l...
The Special Prosecution Office completed the investigation...
Today, on 07.07.2026, the Police Supervision Agency (AMP),...
Albania has been awarded two medals of honor at the awards...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
While the total number of deaths fell in 2025, those from ...
As Albania faces ongoing demographic challenges, the l...
The US launched a round of air strikes against Iran this e...
Two schoolgirls have been seriously injured after a 16-yea...
It can be said that the last day of the NATO summit in Ank...
United States Vice President JD Vance has stated that Iran...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, stated th...
The latest data published by the Institute of Statistics f...
The government is providing 4 million euros for an event t...
A few days before Kanye West's concert in Tirana, the publ...