web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeprokurorja e SHBA-së: Maduro dhe e shoqja, me padi amerikane për krime droge

2026-01-03 14:24:00, Kosova & Bota CNA

Kryeprokurorja e SHBA-së: Maduro dhe e shoqja, me padi amerikane për

Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi deklaroi sot se kreu i shtetit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruaja e tij Cilia Flores janë paditur në Nju Jork, pasi akuzohen për krime që lidhen me trafikun e drogës.

Në mënyrë specifike, Maduro akuzohet për komplot për të kryer terrorizëm droge dhe komplot për të importuar kokainë, ndër të tjera. Ai akuzohet gjithashtu për posedim mitralozësh dhe eksplozivësh.

"Ata së shpejti do të duhet të përballen me forcën e plotë të drejtësisë amerikane në gjykatat amerikane në tokën amerikane. Maduron dhe gruan e tij janë trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës",-tha Bondi.

Herët të shtunën në mëngjes, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës. Njësitë elitare amerikane kishin arrestuar Maduron dhe gruan e tij dhe i kishin nxjerrë jashtë vendit./CNA





Lajmet e fundit nga