web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte planifikuar vrasja e 20 personave natën e Vitit të Ri/ FBI parandalon sulmin terrorist të frymëzuar nga ISIS

2026-01-02 18:38:00, Kosova & Bota CNA

Ishte planifikuar vrasja e 20 personave natën e Vitit të Ri/ FBI

Departamenti Amerikan ka ndaluar një 18-vjeçar të frymëzuar nga Shteti Islamik të kryente një sulm në Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë në natën e Vitit të Ri. 

Kristan Sturdivant, 18 vjeç, nga Middle Hill, Karolina e Veriut, akuzohet për ofrimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste të huaj, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) që kontrolluan shtëpinë e 18-vjeçarit gjetën një shënim të shkruar me dorë të titulluar "Sulmi i Vitit të Ri 2026", në të cilin ai dyshohet se diskutonte planet për të therur deri në 20 persona dhe për të sulmuar oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje, sipas deklaratës së autoriteteve.

“FBI-ja dhe partnerët e saj penguan një tjetër sulm të mundshëm natën e Vitit të Ri nga një individ që dyshohet se është frymëzuar nga ISIS”, shkroi Kas Patel në platformën “X”. /CNA





16:20 World

Mbyllja e

Vizitorët e fundit në kraterin e gazit Darvaza në Turkmeni...

Lajmet e fundit nga