LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i NATO-s kërkon masa mbi 'rrezikun e vartësinë' te gazi rus

2022-12-01 17:05:01, Kosova & Bota CNA
Kreu i NATO-s kërkon masa mbi 'rrezikun e vartësinë' te
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se mbështetja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë ka kosto, por ai këmbënguli se kjo është mënyra më e mirë për të garantuar paqe të qëndrueshme.

"Ne po e paguajmë këtë çmim në para, ndërsa ukrainasit me gjak", tha zoti Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Berlin.

Kreu i NATO-s vuri gjithashtu në dukje se konflikti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet vartësia që disa vende kanë ndaj gazit rus, si dhe dobësitë e zinxhirit të furnizimit.

"Kjo duhet të na bëjë të shqyrtojmë varësitë që kemi nga shtete të tjera autoritare, veçanërisht ndaj Kinës, në raport me zinxhirët e furnizimit, teknologjinë dhe infrastrukturën", tha ai.

Ai tha se Perëndimi megjithatë “do të vazhdojë të bëjë tregti dhe të angazhohet ekonomikisht me Kinën”.

Por shtoi se kjo duhet të ndodhë duke u bërë të vetëdijshëm mbi vartësitë, e duke zvogëluar dobësitë e menaxhuar rreziqet./ VOA

Lajmet e fundit nga