web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet skema për aferën korruptive të Eco Park/ Shoferi i Mirel Mëritirit nënkontratohet për punimet

2023-11-17 14:07:00, Aktualitet CNA
Zbardhet skema për aferën korruptive të Eco Park/ Shoferi i Mirel
Projekti për Eco Park

Gazetari Klodian Tomorri ka përmbledhur në pak reshta aferën korruptive me Eco-Park në Porto Romano. Gazetari sqaron se më 1 prill të 2019 është lidhur kontrata mes "Integrated Energy BV SPV" dhe "Casanova-Hernandez Architechten" për zhvillimin e projektit të Ekoparkut Durrës. 

Sipas tij kjo kontratë është firmosur 6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga kryeministri Edi Rama. 

Ndërkohë, më muajin tetor të po këtij viti shpallet tenderi për mbylljen e vend depozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 miliardë lekë me TVSH. 

Më pas ndodh e papritura. Tre ditë para shpalljes se fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e termetit.

Tomorri thekson më tej se më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin De Mare dhe Victoria Invest per 18.5 mln euro me tvsh. Në maj të 2014 të gjitha punimet i nënkontraktohen kompanisë Artcon, të Denis Ymerit, i cili është shoferi i Mirel Mërtirit për 6 milionë euro. 

"Pra afera e Porto Romanos, qe denoncoi sot PD permblidhet keshtu:
1-Në datën 1 prill 2019, lidhet kontrata mes Integrated Energy BV SPV dhe Casanova-Hernandez Architechten per zhvillimin e projektit te Ekoparkut Durres. (6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga Kryeministri).
2-Maj 2019, kryeministri deklaron ne Opinion qe do mbyllim venddepozitimin e mbetjeve ne Porto Romano dhe aty do te bejme nje ekopark.
3-Tetor 2019 shpallet tenderi per mbylljen e vend depozitimit ekzistues dhe ndertimin e ekoparkut me fond 1.9 mld leke me tvsh.
(3/1- Dy dite para shpalljes se tenderit De Mare hap kompani ne QKB.)
4- Tre dite para shpalljes se fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e termetit
5-Me 16 dhjetor qeveria merr vendim qe prokurimi te behet me negocim te drejteperdrejte.
6-Me 21 dhjetor lidhet kontrate bashkepunimi mes De Mare srl dhe Victoria Invest International
7-Me 27 dhjetor AKUM i jep tenderin De Mare dhe Victoria Invest per 18.5 mln euro me tvsh.
8-Ne 14 maj te vitit 2020 joint venture De Mare-Victoria ia nenkontrakton punimet kompanise Artcon per 6 milione euro. Artcon zoterohet nga Denist Ymeri, shoferi te Mirel Mertirit", shprehet gazetari. 

Tomorri theksoi se kjo dosje hetohet nga SPAK prej me shume se 3 vjetesh dhe nuk ka asnjë veprim.

"Ah po thuhet se vitin e kaluar i sekuestruan dokumentat Victoria Investit, por ne fakt aty pjesa derrmuese e parave kane kaluar nga De Mare. (Victoria mori vetem nje pjese te vogel per te shmangur ndonje denoncim te papritur potencial qe mund te vinte nga opozita.) Pastaj De Mare i ka shperndare parate atje ku duhet te shkonin. Dhe po te ndjekesh ku i ka cuar De Mare parate, aty bien shume lepuj brenda. Perfshire dhe shkrimtare. Por ca i duhet SPAKU-t te hetoje keto pune. Bjerini Malltezit aty keputeni, se kjo dosja ketej do t*pe te medha", shprehet ai./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga