web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i kreut të IKMT-së/ Arsyet që e “rrëzuan” nga posti

2023-11-17 10:09:00, Aktualitet CNA
Shkarkimi i kreut të IKMT-së/ Arsyet që e
Agim Ismailaj

Agim Ismailaj është shkarkuar nga posti i tij si drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Mësohet se shkarkimi i tij vjen pas performancës së ulët dhe ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur ndaj tij për vendime arbitrare. Vendimi është marrë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. 

Ismailaj e mbajti këtë post për 8 muaj.

Ndaj tij ka disa kallëzime hetime në Prokurorinë e Posaçme, në kohën kur drejtonte burgjet dhe AKU.

Gjithashtu  ka dhe kallëzime për mosveprime dhe shkelje të ligjit në kohën që drejtonte IKMT.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të vitit 2023, pas Dallëndyshe Bicit.

Mësohet se zëvendësuesi i tij do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë./ CNA





Lajmet e fundit nga