web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DENONCIMI: Lidhja e Rea Xhillarit me Zoton dhe Mërtirin për tenderin e Eco Park

17 Nëntor 2023, 12:33, Politikë CNA

 

DENONCIMI: Lidhja e Rea Xhillarit me Zoton dhe Mërtirin për tenderin e
Mirel Mërtiri, Rea Xhillari dhe Klodian Zoto

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në konferencë për mediat me gazetarët se kryeministri Edi Rama dhe thjeshtra e tij, Rea Xhillari, janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut në Porto Romano. Sipas Berishës ka pasur një bashkëpunim mes Klodian Zotos dhe Rea Xhillarit, të cilët i aknë vjedhur "ëndrrën" Ramës për këtë projekt. 

"Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park. Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do t'ju referojë ju tani! Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën. Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne", u shpreh Berisha.

Berisha sqaroi se është bërë tenderi për Eko Park, ku kanë marrë pjesë 4 kompani serioze, por më pas është anuluar përpara mbylljes së afatit. 

Sipas kreut të PD-së, Anila Denaj, për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg, pasi tri ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. 

Ai sqaron se Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugalljës, ka deklaruar se e bënte tenderin për 6 milionë dollarë. 

Berisha theksoi më tek se thjeshtra, Rea Xhillari nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, bashkë me mafiozët Zoto dhe Mërtiri. 

"Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze. Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministre. Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë. Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin. A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do t'u përkushtohen këtyre Eko Parqeve, por do merren me tërmetin. Jo, tri ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë. Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugalljës, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin. Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me kaq vendosmëri këtë proces.
Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësve. Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë", u shpreh Berisha./CNA


.





Lajmet e fundit nga