
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në deklaratë për mediat tha se kryebashkiaku i Kuçovës, i zgjedhur nëpërmjet një procesi elektoral farsë, ka fituar dje pa të drejtë në një proces të dytë farsë
“Vendimi i djeshëm i KQZ për të falur një tjetër zyrtar të Edi Ramës me dënime të mëparshme, dhe për ta trajtuar dekriminalizimin si një ligj fakultativ, është një tjetër provë se institucionet kanë rënë. Kryebashkiaku i Kuçovës, i zgjedhur nëpërmjet një procesi elektoral farsë, ka fituar dje pa të drejtë në një proces të dytë farsë, falë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo edhe pse, sipas ligjit, nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në Greqi.”, tha Kaso.
Sipas tyre kjo për qeverinë rrëzimi i një tjetër kryebashkiaku, pas atij të Kukësit dhe të Rrogozhinës, do ishte një lajm i keq e kjo nuk mund të lejohej dhe kjo ndodhi.
“Mbërritja e dokumentacionit nga shteti grek ka qartësuar më në fund dilemën nëse akuza ndaj kreut të Kuçovës ishte politike ose jo. Me letra të një shteti tjetër ai është një i dënuar dhe si i tillë, minimalisht duhet ta deklaronte këtë para kandidimit në formularin e dekriminalizimit. Sigurisht, për qeverinë rrëzimi i një tjetër kryebashkiaku, pas atij të Kukësit dhe të Rrogozhinës, do ishte një lajm i keq. Kjo nuk mund të lejohej dhe kjo ndodhi.”, tha ai.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD thotë se KQZ iu përgjigj nevojës së kryeministrit duke e anashkaluar një fakt kokëfortë që ka vlejtur për kandidatët e tjerë, por jo për të Kuçovës
“KQZ iu përgjigj nevojës së kryeministrit duke e anashkaluar një fakt kokëfortë që ka vlejtur për kandidatët e tjerë, por jo për të Kuçovës. Partia Demokratike përsërit alarmin se kryebashkiakët e opozitës burgosen politikisht dhe ata të qeverisë, edhe pse janë dënuar e mbajnë detyrën, por thekson se ora e drejtësisë gjithmonë mbërrin. Ne e dimë se fytyra e vërtetë e pushtetit të korruptuar demonstrohet me persekutimin e kundërshtarit dhe marrjen peng të institucioneve të shtetit.”, tha ai.
“Rasti i Kuçovës është një vjedhje e dyfishtë publike. Në fillim vidhen dhe manipulohen votat dhe herën e dytë ligjet e shtetit. Raporti i zgjedhjeve të OSBE-ODHIR e ka qartësuar tashmë se si u zhvilluan dhe si u fituan zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike thekson se pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje.”, shtoi Kaso./ CNA
Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Part...
Sali Berisha, kryetar i partisë Demokratike ka kërkuar...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklara...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për ...
Këshillli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për pranim...
Një ditë pasi ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë R...
Sali Berisha ka komentuar kërkesën që SPAK ka dërguar ...
Ankimimet e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për masat...
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka pranua...
Sali Berisha ka reaguar sërish sot për çështjen e priv...
Më 10 nëntor, Gjykata e Posaçme i ka dërguar zyrtarisht nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një i...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ës...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për nd...
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur mbrëmjen e kësa...
Lulzim Basha do të thirret nga SPAK për vrasjen 4 prot...
Kryetari demokrat i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Cur...
Në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku ishte p...
Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...