
Qeveria i ka dhënë Carlo Bollinos disa prona me qira me 1 euro, duket si shpërblim për shërbimin që ky i fundit i bën me median e tij duke u thënë shqiptarëve se fajin për të këqijat e ka opozita, ndersa qeveria është në rregull.
Nuk është perceptim por fakt, janë vendimet e Qeverisë, të botuara në fletoren zyrtare, që vërtetojnë këtë marrëdhënie interesi Rilindje-Bolino.
CNA.al do të sjellë më poshtë VKM-të, që Qeveria ka nxjerrë për Bollinon duke i dhënë pasuri shtetërore që të strehojë sh zhvillojë mediat e tij. Investim që do i përkasë një tjetër investigimi së bashku me lejen e ndërtimit e cila është dhënë ndërkohë që objekti po ndërtohej.
Bëhet fjalë për VKM-që fillojnë që nga dhënia me qira duke shkruar më tej me prishjen e objekteve.
Janë VKM që në të ardhmen mund të rishihen apo ndryshohen me Ligj në Kuvend, por sot ai ka nën administrim pronat dhe vazhdon shërbimin ndaj pushtetit ë Rilindjes.

Pas Irfan Hysenbelliut, Ylli Ndroqit etj. Carlo Bollino është botuesi tjetër që ka media në prona publike, nërsa median se ka në shërbim të publikut por një makineri propagantë të socialistëve.
Karlo e zhvilloi shumë median e tij këto kohë, duke ndërtuar në pronat publike me 1 euro/m2 median e tij, me bekimin e VKM-ve.
Mediat si mision raportimin e të vërtetës, apo të të bërit opozitë me pushtetin për të qenë më afër atyre për të cilët thuhet se raportohet, qytetarëve.
Po çfarë opozite mund të bëjnë këto media, kur Qeveria i jep prona publike me çmime qesharake?
Çfarë opozite mund të bëjë Bolino, kur Rama e qeras me pronat publike?
Më poshtë po sjellim VKM-të e pushtetit për Bollinon
Në vitin 2013, në Planin Rregullues të Tiranës, parashikohet që ish-reparti i Orëve, në Rrugën “Ndre Mjeda”, të kthehej në gjimnaz.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Pasi me dy vendime, në vitin 2019 dhe 2020-ën, ajo pronë iu dha Carlo Bollinos.
Me anë të VKM, numër 642, datë 2.10.2019, Bollinos nëpërmjet kompanise ‘MTSC’ sh.p.k, i janë dhënë me 1 euro, 4021.50 m2 sipërfaqe.

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’’ (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës’, thuhet në vendimin e zbardhur të Edi Ramës.
Po, në vitin 2019, ka dalë nje tjetër VKM për shtesë kontrate.
Konkretisht për dhënien e miratimit, për një shtesë kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/ kontrata, miratuar me vendimin numër, 642,datë 2.10.2019,të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve’, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës ‘e’, të pikës 5, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Dhënien e miratimit për një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.642, datë 2.10.2019, ‘Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje Metalike ‘Tirana’ (Reparti i Orëve), prona me nr.19, me numër pasurie 7/649, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë’, për sipërfaqen 872.6 m2 në godinën nr.1 kati i dytë, brenda sipërfaqes së pronës, dhënë me qira me vendimin e përmendur më sipër, sipas projektkontratës, planvendosjes dhe planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1, Tiranë, dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e radhës.
Me vendimin nr. 368, datë 6.5.2020, është vendosur shembja e tre objekteve të dhëna me qira, me datë 14.10.2019, me trafihën 1 euro.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të pikës 7, kreut VIII, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1.Shembjen e tre objekteve me emërtimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.04 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep., nr.727 kol., datë 14.10.2019, me tarifën 1/euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr.479 rep., nr.189 kol., datë 28.2.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC”, sh.p.k., si qiramarrës, miratuar me vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.642, datë 2.10.2019 dhe nr.157, datë 19.2.2020, për pronën nr.19, me emërtim “Ish-Ndërmarrje Metalike ‘Tirana’” (Reparti i Orëve), me nr.pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme të marrë me qira 4894.10 m2, prej nga sipërfaqe totale e truallit 4021.50 m2, nga të cilat sipërfaqe funksionale 2397.06 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 2497.04 m2, zona kadastrale 8220, në administrim të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, sipas tabelës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi./CNA.al
President Bajram Begaj has expressed his condolences n...
The General Director of Road Transport Services, Blend...
The US ambassador in Tirana, Yuri Kim, held a meeting ...
Partia e Lirisë, ka reaguar për hartën e re gjyqëosre, një...
At the meeting of the Municipal Council of Tirana, the dec...
The head of CEC Ilirjan Celibashi has spoken about the...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
The head of the CEC, Ilirjan Celibashi, has announced that...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar për pajisjen me...
"Money can make you blind". Until now this was just a phra...
Një fake news qarkulloi dje nga mediat e paguara nga i...
Former Defense Minister Fatmir Mediu will now face the Cou...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka mbërritur sot në T...
Ka nisur si një trend i kohëve të fundit që shtetas të hua...
Abi Malltezi, ka publikuar emra që janë pjesë e aplikacion...
Qipro shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar Turqi...
Engineer Arben Meçe has guaranteed earthquake safety f...
FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve...
Activist Ervin Resuli has reacted with harsh tones to the ...
Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për sh...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...