The decision is taken / House rent subsidy for families living in dormitories in Tirana
At the meeting of the Municipal Council of Tirana, the dec...

Partia e Lirisë, ka reaguar për hartën e re gjyqëosre, një javë pasi ajo ka hyrë tashmë në fuqi.
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho në një dalje për mediat ka thënë se kjo hartë bie në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit Europian që u miratua në 19 maj 2022.
Deklarta e plotë:
Harta e re gjyqësore që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti, pavarësisht kundërshisë së Dhomës së Avokatëve, ekspertëve dhe qytetarëve, ka kufizuar aksesin në drejtësi dhe po cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt, të shpejtë dhe të drejtë ligjor.
Kjo hartë bie në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit Europian që u miratua në 19 maj 2022 që shprehte shumë qartë se;
“ reforma e sistemit gjyqësor sipas Hartës së Re të Gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin e duhur ligjor;
Përpilimi i kësaj Harte Gjyqësore nuk u parapri nga asnjë konsultim efektiv në fazën e ideimit të saj me Grupet e Interesit, duke ecur me logjikën e faktit te kryer dhe të dhunës së kartonave.
Ndërkohë sot mijëra qytetarë detyrohen të udhëtojnë me orë të tëra, në përpjekje për të vënë në vend të drejtën e tyre.
Kohë dhe shpenzime të shtuara për një vend, ku 67% e qytetarëve jetojnë nën 5 dollarë në ditë.
Një qytetari nga Saranda për të ardhur në Tiranë i duhen shumë më tepër se tre orë. Sipas ekspertëve, duhet jo më shumë se një orë e gjysmë për të shkuar në gjykatë.
Nëse flasim për parametra ndërkombëtarë, shërbimi i drejtësisë duhet të jetë 10 min larg vend qëndrimit të autobuzit, sepse duhet të jenë pranë publikut.
Me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që nuk e përballojnë dot të gjithë.
Ajo nuk merr për bazë në asnjë moment nevojat e kategorive të veçanta sociale si minoriteti rom dhe egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.
Miratimi i kësaj harte ka asgjësuar të drejtat bazike të qytetarëve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikpamje përpara ligjit.
Mbyllja e 18 gjykatave dhe lënia e vetëm 1 gjykate Apeli me juridiksion te pergjithshem në Tiranë cenon sot aksesin në drejtësi, duke e bërë vetëgjyqsinë rrezik real.
Sot në Apelin e Tiranës ka plot 32 mijë dosje që presin të shqyrtohen dhe vetëm 30 gjyqtarë. Qytetarët do të duhet të presin me vite për të marrë drejtësinë që kërkojnë.
Gjykatat e shkallës së parë janë përgjysmuar në numër (nga 22 kanë mbetur 13), çka i demotivon qytetarët t’i shohin ato si mekanizma të zgjidhjes së konflikteve.
Harta e re gjyqësore motivon emigracionin dhe zbrazjen e zonave nga avokatet, noterët dhe ekspertët e ligjit, duke i përqendruar vetëm në Tiranë. Kjo do të ndikojë te shpopullimi masiv që u ka ndodhur qyteteve të Shqipërisë vitet e fundit.
Kjo hartë nuk është rastësi, por vazhdimi i një axhende të qartë të qeverisë për shpopullimin e vendit duke mbyllur shërbimet e duke e bërë gjithnjë e më të vështirë jetesën normale në këtë vend.
Me 11 shkurt, shqiptarët do të jenë të gjithë në këmbë për drejtësinë që kjo qeveri po ua bën të pamundur.
11 shkurti është dita për të kërkuar llogari deri më një për çdo të drejtë të mohuar nga kjo qeveri e kapur.
11 shkurti është dita kur populli vendos.
Drejtësia nuk ka pse të jetë luks!/CNA.al
At the meeting of the Municipal Council of Tirana, the dec...
The head of CEC Ilirjan Celibashi has spoken about the...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
The head of the CEC, Ilirjan Celibashi, has announced that...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar për pajisjen me...
"Money can make you blind". Until now this was just a phra...
Një fake news qarkulloi dje nga mediat e paguara nga i...
Former Defense Minister Fatmir Mediu will now face the Cou...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka mbërritur sot në T...
Ka nisur si një trend i kohëve të fundit që shtetas të hua...
Abi Malltezi, ka publikuar emra që janë pjesë e aplikacion...
Qipro shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar Turqi...
Engineer Arben Meçe has guaranteed earthquake safety f...
FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve...
Activist Ervin Resuli has reacted with harsh tones to the ...
Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për sh...
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me mega-aferën e...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me çësh...
Today the media released a news story, which they init...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, through a post on s...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...