web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullimi në zonat malore/ ARRSH detaje nga situata me rrugët

2024-01-08 09:45:00, Aktualitet CNA
Qarkullimi në zonat malore/ ARRSH detaje nga situata me rrugët
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës

ARRSH bën me dije se në akset Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga kilometrimi 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. 

Ndërkohë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe rrugët janë të pastruara nga dëbora. 

Sipas ARRSH-së në të gjitha akset qarkullimi i automjeteve vijon normalisht. 

ARRSH apelon se drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./CNA





Lajmet e fundit nga