web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbora “zbardh” Voskopojën dhe Dardhën/ Probleme me energjinë elektrike në Vithkuq

2024-01-07 09:26:00, Aktualitet CNA

Dëbora “zbardh” Voskopojën dhe Dardhën/ Probleme me

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e dëborës kanë zbardhur disa fshatra të Juglindjes si Voskopja, Dardha apo Vithkuqi.

Raportohet se në Vithkuq ka patur probleme me energjinë elektirke si pasojë e motit të keq.

Në segmentet rrugore Korçë-Ersekë ka pasur reshje shiu. Në segmentin e rrugës së Voskopojës ka pasur reshje shiu, ndërsa rreth orës 7:20 kanë nisur reshjet e dëborës në lartësitë 1200 ml.

Temperaturat minimale kanë qenë 0-2 gradë celsius. Qarkullimi i mjeteve bëhet normal , por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Kontraktorët janë në terren, me mjetet dhe borëpastrueset që kontrollojnë dhe menaxhojnë situatën./ CNA





Lajmet e fundit nga