web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat për Zvërnecin/ Kapri: Askush nuk është kundër investimeve të huaja sipas ligjit

2026-06-02 22:11:00, Aktualitet CNA

Protestat për Zvërnecin/ Kapri: Askush nuk është kundër

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën e zhvilluar për ngjarjet dhe investimet në Zvërnec.

Në një dalje televizive, Kapri u shpreh se nuk janë kundër investimeve të huaja në vend, por tha se gjithçka duhet bërë sipas ligjit dhe me transparencë.

“Gjen ndonjë njeri normal në këtë vend që është kundër investimeve të huaja? Vëllezërit e Katarit dhe Kushner janë njerëz të respektuar. Çështja është ca transparence bën qeveria? A e zbaton ligjin qeveria? Kjo kërkohet. Nuk thotë njeri jemi kundër zhvillimit dhe investimeve të huaja, por a i zbaton qeveria rregullat dhe ligjet. Çdo kush është pro investimeve të huaja kur e bën me ligj dhe transparencë. Investitorët e huaj janë njerëz seriozë por kanë munguar gjithë këto kohë për shkak të klimës së pasigurisë”, u shpreh Kapri. /CNA





Lajmet e fundit nga