web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PS ka mbrojtur interesin kombëtar”/ Rama: Këtu ka forca që punojnë për të mos e çuar Shqipërinë në BE

2026-06-02 19:52:00, Aktualitet CNA

“PS ka mbrojtur interesin kombëtar”/ Rama: Këtu ka forca

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste u shpreh se arsyeja që forca politike është në qeverisje prej katër mandatesh për shkak se respekton kufirin moral me popullin e Shqipërisë.

Rama u shpreh se PS-ja nuk është një parti pa gabime por nuk është lëkundur asnjëherë në mbrojtjen e interesit kombëtar.

“Arsyeja pse jemi në mandatin e katërt është se përsëri njerëzit e dinë shumë mirë që ne jemi të vetmit që një kufi moral me njerëzit e këtij vendi e njohim dhe e repskktojmë. Dhe kur ai kufi shkelet e refuzojmë. Që nga dita e parë deri më sot kjo parti ka bërë shumë gabime por nuk i ka bërë asnjë të zezë këtij vendi. Honxhobonxhot pastaj. Por nga dita e parë deri më sot kjo parti nuk është lëkundur në vijën e drejtë të mbrojtjes së interesit kombëtar. Shpeshherë ndodh që kush ka ëndra të mëdha, ambicie të madheështë i detyruar të bëjë ndryshime të të gjitha natyrave. Partia Socialiste dhe qeveritë e saj janë akuzuar shpesh për tradhti dhe kulmi ka qenë tradhtia ndaj kauzës kombëtare”, tha kryeministri.

Ndër të tjera u shpreh se PS-ja është e vetmja forcë politike që mund ta çojë Shqipërinë në BE. Ndër të tjera shtoi se në vend ka forca që punojnë për të mos e lejuar anëtarësimin e Shqipërisë.

“Mos e hiqni mendjen nga mendimi që ta çojmë Shqipërinë në BE, tani që është hapur dera. Nuk i kërkohet njeriu të japi jetën apo të zhytet në ilegalitet. Por vetëm të bëjë qytetarin e mirë patriot dhe të kuptojë që sot të rreshtohesh me PS është të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë aty ku është parë gjithmonë si një vend njerëzish me bisht. Çdo gjë që nuk shkon me këtë i shërben atyre që nuk e duan Shqipërinë në BE. Në çdo shtet ka forca që nuk e duan Shqipërinë në BE. Në vendin tonë ka forca që punojnë për të mos e çuar Shqipërinë në BE”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga