web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

State Police: "Brain" of the incinerators and collaborators in international search

2023-04-04 14:57:00, Aktualitet CNA
State Police: "Brain" of the incinerators and collaborators in
Illustrative photo

Mirel Mërtiri, or as SPAK has called him the "brain" of the incinerators, and his associates, Stela Gugallja and Klodian Zoto, have been declared internationally wanted.

This was confirmed today by the State Police in a response to CNA.

CNA asked the State Police if the citizen Mirel Mërtiri had been declared an international wanted, or if the citizens Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto and Giuseppe Ciaffaglione had been detained and if the extradition procedures for Mrs. Gugalja.

But for about 49 days there was no response.

Një ditë pas shkrimit të CNA që vinte në dukje faktin se Policia e Shtetit nuk kishte dalë zyrtarisht me një reagim, ka ardhur edhe përgjigja nga ky institucion shtetëror.

Policia e Shtetit njofton se:

Në zbatim të ligjit nr. 10193  “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, të datës 03.12.2009, i ndryshuar, si dhe udhëzimit të përbashkët nr. 376, të datës 24.06.2022, ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, “Për shpalljen e personave në kërkim ndërkombëtar”, të tre shtetasit e përmendur më lart janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bëhet mbi bazën e vendimit të Prokurorisë dhe të Gjykatës. Policia e Shtetit, me të marrë njoftimin për vendime të tilla, bën shpalljen në kërkim.

-Shtetasja Stela Gugallja është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana,  më datë 18.02.2022, në bazë të kërkesës së SPAK-ut, nr. 22 prot. K.B,  të datës 18.02.2022 dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës së sigurimit personal.   

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet homologe është bërë i mundur lokalizimi i kësaj shtetaseje, në Austri, dhe janë njoftuar institucionet përkatëse. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka paraqitur me shkresën nr. 1664, prot. më datë 26.05.2022, kërkesën për ekstradim. Deri në datën 04.04.2023 nuk ka një konfirmim për arrestimin dhe miratimin e ekstradimit të kësaj shtetaseje.

-Shtetasi Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 18.02.2022, në bazë të kërkesës të SPAK-ut, nr. 21, prot. K.B, më datë 18.02.2022, dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës të sigurimit personal.

Nuk është lokalizuar apo arrestuar me qëllim ekstradimin, deri në datën 04.04.2023.

-Shtetasi Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 09.02.2023, në bazë të kërkesës së SPAK-ut, nr. 25 prot. K.B, datë 09.02.2023, dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës të sigurimit personal.

Nuk është lokalizuar apo arrestuar me qëllim ekstradimin, deri në datën 04.04.2023”, shprehet Policia e Shtetit për CNA./ CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga