web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KAS rrëzon PS-në për kandidatin e pavarur në Sarandë

2023-04-03 11:57:00, Aktualitet CNA

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimimin e Partisë Socialiste, duke regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë, Gjegji Mërkuri.

Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur, Gjergji Mërkuri.

PS argumentoi se kandidati i pavarur ka falsifikuar firmat e qytetarëve, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. 

Kujtojmë se Mërkuri ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë, Eleron Gjoni, për pengimin e garimit në zgjedhje.





Lajmet e fundit nga