web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Lumi Vjosa National Park"/ Albania, the green European country for the month of March

2023-03-31 16:12:00, Aktualitet CNA

"Lumi Vjosa National Park"/ Albania, the green European country for

The media giant, Euronews International , has dedicated an article to Albania for the recent decision to declare Vjosa a National Park.

The article states that the Vjosa is one of Europe's last wild rivers and that the status of a protected park is a shield for over 1,000 species that live in the river and its surrounding areas, from the rare vulture and eels to the otter and lynx. of the Balkans.

Excerpt from the article:

Albania protected one of the wild rivers of Europe

Më 15 mars, qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari ‘park kombëtar i lumit të egër’ në kontinent.

“Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, tha Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 njerëz kanë jetuar prej shekujsh.

Statusi i një parkut të mbrojtur është një mburojë për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkaba e rrallë dhe ngjalat , tek lundërza dhe rrëqebulli i Ballkanit.

Pas vitesh fushate nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe”, asnjë digë, nxjerrja e zhavorrit apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e tij.

Fuqia e njerëzve ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj historie dhe ka treguar anë pozitive.

Çfarë projektesh të tjera për mjedisin ka Shqipëria?

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet e tij pasi mbështetja te uji varet shumë nga klima.

“Ne kemi një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke ndërtuar termocentrale diellorë dhe me erë,” tha Mirela Kumbaro Furxhi.

Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit  Kombëtar  të Pikësynuar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20.9 për qind deri në vitin 2030, raporton abcnews.al.

Vendi kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit.

“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, tha ministrja.

“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë.

"To the wider world, these may be small changes, but to us these are true revolutions."

The Albanian government has also been criticized for its determination to build a new airport, the country's largest yet, near the Vjosa-Narta lagoon, a sanctuary for birds including flamingos and pelicans./ CNA





Lajmet e fundit nga