web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Karamuço/ “Ka ardhur lista e re me emrat “non grata””

2023-08-17 21:11:00, Aktualitet CNA

Paralajmëron Karamuço/ “Ka ardhur lista e re me emrat

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar se Britania e Madhe ka tashmë gati listën e re me emrat “non grata”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Karamuço shprehet se kjo listë duhet të bëhet publike dhe të mos mbahet sekret se përndryshe nuk ka asnjë vlerë.

 Sipas tij mbajtja sekret e emrave non grata është një politikë e gabuar e britanikëve.

“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkruan Karamuço./ CNA





Lajmet e fundit nga