web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Mes të arrestuarëve edhe zyrtari i “Vetëvendosjes”

2023-08-15 13:01:00, Aktualitet CNA

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Mes të arrestuarëve

Policia Tiranë bëri me dije se 5 shtetas janë vënë në pranga pas një aksioni antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazie që kapnin vlerën e 400 mijë eurove.

Mes të arrestuarëve është edhe Besnik Mujeci, është dhe Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja.

Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se këta persona shfrytëzonin fluksin e sezonit turistik dhe e transportonin drogën sintetike nëpërmjet autobusëve të linjës Prishtinë–Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.

Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie ose edhe lënien e automjeteve si garanci./ CNA





Lajmet e fundit nga