"The McGonigal Affair"/ The Times explains the connections of the former FBI agent with Rama and the Albanian businessman
The New York Times has dedicated an article to ex-FBI ...

Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e emisionit të “Top Channel”, “Fiks Fare”, në dhjetor të vitit 2022, për mostranparencë të fondeve të dhuruara nga emigrantët.
Në një shkrim të gjatë, Galdini shkruan se për herë të parë në historinë e gazetarisë investigative u bë një emision linçimi dhe përbaltje ndaj një personi jo me intervistim të pretenduesve apo akuzuesve por me vetëdeklarime në videomesazhe nga celulari i tyre.
Galdini thekson se për herë të parë në historinë e gazetarëisë investigative lejohen 7 persona, të shajnë, akuzojnë, fyejnë, linçojnë, përbaltin një person jo prezent” dhe nuk marrin as mundimin të pyesin për gjërat minimale.
Ai shkruan se ndaj tij u bë një linçim i pastër dhe përbaltje masive pa patur asnjë provë, dokument apo shkresë që vërtetonte akuzat.
Pas akzuave Galdini u ka bërë ftesë Top Channel dhe Fiks Fare t’i kërkojnë falje publike pas akzuave të pabaza sipas tij.
Reagimi i Arian Galdinit
Ftesë Zyrtare për Fiks Fare dhe Top Channel!
Përshëndetje Top Channel,
Përshëndetje Redaksia e Fiks Fare,
Unë jam Arian Galdini dhe jam njeriu të cilin ju e sulmuat baltësisht dhe poshtërsisht krejt pa asnjë të drejtë natyrale, profesionale, morale a ligjore, me një edicion të posaçëm të emisionit Fiks Fare në dt 26 dhjetor 2022.
1. Ju bëtë për herë të parë në historinë e gazetarisë investigative, një emision linçimi e përbaltjeje ndaj Arian Galdinit, jo me “intervistim të pretenduesve apo akuzuesve”, por me vetëdeklarime prej tyre në videomesazhe nga celulari i tyre…
Intervistimi, pra Logoja e TCH apo Fiks Fare për intervistimin e “akuzuesve” do të nënkuptonte profesionalizëm sepse nëpërmjet intervistimit do të kuptohej se kishte verifikim faktesh, të dhënash, dokumentacioni, etj…
Ju nuk e bëtë këtë.
2. Për herë të parë në historinë e gazetarisë investigative, lejohen 7 persona, të shajnë, akuzojnë, fyejnë, linçojnë, përbaltin një “person jo prezent”, e TV emetues apo Redaksia e Fiks Fare nuk merr as mundimin ti pyesë gjërat minimale:
a) Kush jeni ju zotëri???
b) Çfarë pretendimi keni???
c) Cila është lidhja juaj me “të akuzuarin tuaj”???
d) A keni dokumentacion që provon fjalët që thoni???
e) A jeni i gatshëm të mbani përgjegjësi ligjore për çfarë thoni???
Asnjë pyetje nuk u ka bërë Redaksia e Fiks Fare “7 Akuzatorëve AntiGaldini”.
Asnjë dokumentacion nuk u ka kërkuar për të verifikuar fjalët e tyre.
E çfarë është më e rëndësishmja, nuk u ka kërkuar që secili prej tyre të deklarojë individualisht shumat që pretendojnë se secili prej tyre i ka dhënë Arian Galdinit, apo ua ka marrë me mashtrim Arian Galdini apo ua ka vjedhur Arian Galdini…
Në videomesazhet e tyre të “7 akuzatorët antiGaldini” e jo vetëm ata por edhe dy moderatorët e Fiks Fare, vetëm shprehen me sharje, fyerje, etiketime lënduese, ndaj Arian Galdinit.
Linçim i pastër.
Përbaltje e masive.
3. Emisioni Fiks Fare nuk ia dha kurrë mundësinë Arian Galdinit që të përgjigjet apo të thotë anën e tij të historisë apo të të vërtetës.
4. Fiks Fare lejoi që titujt dhe etiketimet të ishin direkte ndaj Arian Galdinit si:
a) Kryetari i Partisë LRE Arian Galdini që vjedh kuotat e partisë së tij.
b) Galdini mashtron dhe vjedh emigrantët…
Pyetja natyrale që duhej të bënte Fiks Fare ndaj “7 Akuzatorëve antiGaldini” duhej të ishte:
Cili është pretendimi i 7 akuzatorëve:
a) Mungesë Transparence???
b) Mashtrim???
c) Vjedhje???
Sepse janë 3 akuza apo pretendime krejt të ndryshme.
Mungesa e Transparencës nuk ka asnjë lidhje as me Mashtrimin e as me Vjedhjen…
Kësisoj, nëse 7 Akuzatorët antiGaldini, pretendonin se kishin kërkuar transparencë, a i ka pyetur Fiks Fare, se ku, kur dhe si e kanë kërkuar transparencën këta të 7???
A kanë këta të 7 Akuzatorët antiGaldini, ndonjë shkresë, dokument, provë a fakt se këta kanë kërkuar ndonjëherë, dikujt a diku në LRE për transparencë financiare????
A kanë këta të 7 Akuzatorët antiGaldini ndonjë shkresë, provë, dokument, a dëshmi se Arian Galdini ua ka refuzuar transparencën????
Shkojmë më tutje…
Nëse 7 Akuzatorët antiGaldini pretendojnë se Arian Galdini i ka mashtruar, a kanë këta një dokument, provë, fakt a dëshmi se Arian Galdini ua ka kërkuar paratë këtyre duke u premtuar diçka në këmbim???
Nëse Arian Galdini ua ka kërkuar paratë e pretenduara se janë dhënë prej këtyre, a kanë këta një provë, letër, dokument a dëshmi se Arian Galdini ua ka kërkuar këto para???
Nëse Arian Galdini u ka premtuar diçka në këmbim për para, pra i ka mashtruar, a kanë këta ndonjë provë, dëshmi, dokument a copë letër të premtimeve të Arian Galdinit???
Dhe në fund, vjedhja.
Vjedhja është tjetërsim apo përvetësim…
A kanë këta 7 Akuzatorët antiGaldini ndonjë dokument, provë a fakt a dëshmi se Arian Galdini ka tjetërsuar apo përvetësuar para të dikujt????
Pra cilën nga këto akuza mendon Fiks Fare se duhet ti atribuojë Arian Galdinit me 7 Akuzatorët antiGaldini dhe me fjalët e provat e tyre:
a) Mungesë Transparence???
(Ju lutem provat. Ku i keni???)
b) Mashtrim???
(Ju lutem provat. Ku i keni???)
c) Vjedhje???
(Ju lutem provat. Ku i keni???)
E për ta përmbyllur këtu, ja ku po e ndihmoj unë Fiks Fare me disa mesazhe e screenshots meqë Fiks Fare me sulmoi mua me screenshots.
Ju lutem shihini këto vetë deklarime të të paktën 5 prej Akuzatorëve që ju i nxorrët në Fiks Fare për të përbaltur Arian Galdinin.
Ju lutem Top Channel dhe Fiks Fare, shihini vetë me sytë tuaj.
Tani pyes çdo shqiptar, çdo shqiptar, pyes edhe çdo gazetar, çdo intelektual, pyes Fiks Fare dhe Top Channel, a ju duket vallë se emisioni investigativ Fiks Fare ka bërë punë profesionale kur ka hedhur baltë e llum mbi Arian Galdinin, apo punë të ndyrë kriminale për përbaltjen e Arian Galdinit..????
Pyes çdo shqiptar, çdo gazetar, pyes Fiks Fare dhe Top Channel, po tani që nga 7 Akuzatorët antiGaldini që nxorri Fiks Fare për të hedhur ortekë me baltë e llum e vrer e sharje, e fyerje e sajesa, ja ku i keni 5 prej tyre:
1. Akuzatori 1 pretendon tani se Arian Galdini i ka “borgj” 1300 euro.
2. Akuzatori i dytë deklaron se gjithësej ka dhënë 200 euro kuota për 1 vit. Kaq. Veç 200 euro.
3. Akuzatori i tretë pretendon se për shkak të angazhimit në LRE atij i duhet llogaritur Fitimi i Humbur.
4. Akuzatori i katërt deklaron e shkruan vetë me dorën e vetë se gjithësej ai bashkë me gruan e tij ka dhënë 50 mijë lekë të vjetra. (Ky është edhe punëtor shtëpie bari në Angli.)
5. Dhe Akuzatori i pestë e me avokat, pretendon se ka dhënë në 3 vite, ky bashkë me gruan, 2950 euro…
5 Akuzatorë në 3 vite rezulton që edhe sipas pretendimeve të tyre nuk kanë dhënë kontribute për LRE as 5 mijë euro…
E ripërsëris, pa vërtetim edhe këto pretendime, pra as këto nuk janë të vërteta, por së paku kaq pretendohet prej tyre…
Kanë mbetur edhe 2 Akuzatorët e tjerë…
Ju siguroj se ata janë në nivel edhe më skandaloz kontributi…
Tani pyes përsëri Fiks Fare dhe Top Channel, a nuk ju vjen turp me atë sulm balte që më bëtë mua në dt 26 dhjetor 2022???
A e shikoni çkeni bërë???
A jeni gati ta ribëni investigimin???
A jeni gati të më jepni mundësinë të përgjigjem???
A do të më kërkoni të falur publike????
Edhe diçka tjetër:
A e dini se 3 prej akuzatorëve që ju si Fiks Fare nxorrët të hedhin baltë mbi Arian Galdinin, prej shtatorit 2021 kanë qenë anëtarë të një partie tjetër???
A e dini ju të Fiks Fare, se i katërti është punëtor shtëpie bari???
A e dini ju të Fiks Fare se ky që ka dhënë gjithësej 200 euro është punëtor dhe bashkëfshatar i atij që pretendon se ka dhënë 2950 euro???
Dhe a e kuptoni nivelin e këtyre njerëzve që keni nxjerrë në Fiks Fare për të hedhur baltë mbi Arian Galdinin???
A e kuptoni nivelin e tyre???
Njëri i quan “kuotat që pretendon se ka dhënë për LRE” si 1300 euro “borgj” që ia ka Arian Galdini.
Tjetri, ia quan mashtrim e vjedhje Arian Galdinit, se ka ardhur këtu në Shqipëri nga Londra, dhe meqë ka kandiduar vetë për deputet në Vlorë, nuk ka arritur të fitojë 10mijë pound në muaj në Londër…
Pra ky kandidoi për deputet, por sa keq që nuk fitoi dot as si deputet, e as 10 mijë pound në Londër dhe fajin ia ka Arian Galdini e prandaj mashtrues e vjedhës është Arian Galdini.
A e kuptoni Fiks Fare çfarë personazhesh keni nxjerrë në Top Channel për të hedhur baltë mbi Arian Galdinin???
Unë uroj e shpresoj që Top Channel dhe Fiks Fare të ribëjnë investigimin, të më kërkojnë të falur publike dhe të më japin mundësinë të përgjigjem publikisht nëpërmjet tyre.
Uroj e shpresoj që ta bëjnë.
Por edhe nuk e bënë Fiks Fare dhe Top Channel do ta bëj unë vetë dhe Koha.
Koha bën mrekulli.
Koha nxjerr çdo të vërtetë në dritë.
Arian Galdini
Kryetar i LRE




The New York Times has dedicated an article to ex-FBI ...
The Minister of Education and Sports, Evis Kushi, has anno...
2 days separate us from the biggest summer festival in our...
The economy expert, Brisida Shehaj, has spoken about a doc...
While the protest is being held for the elected mayor ...
The candidate for the Municipality of Tirana, Belind Këlli...
A car accident happened at the entrance to Korça. The car...
Protests have started in Himara for the elected mayor of H...
Residents of Divjaka have been protesting for days about t...
At the invitation of Prime Minister Edi Rama, his Italian ...
An 82-year-old woman who was reported missing by her famil...
A 17-year-old in Lezhë has fallen into the hands of the po...
Ninety-six people are known to have died in wildfires on t...
A 60-year-old man was found drowned in the reservoir o...
Lulzim Basha, the man who divided the Democratic Party, wh...
Kreu i PBDNNJ, Shpëtim Idrizi ka folur për protestën e par...
Ish kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi...
The State Police, customs and port authorities in perfect ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së...
Confindustria assesses that the internal organizations of ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...