The crackdown on border crimes brings together the State Police, customs and port authorities
The State Police, customs and port authorities in perfect ...

Ish kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar një dokument që mban firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas të cilit garanton 30 vite vjedhjen sistematike të qytetarëve të Tiranës dhe e implikon kryebashkiakun në aferë.
Këlliçi thekson se, kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë dhe ka marrë angazhime përtej atyre që deklaron publikisht.
Ai nënvizon se dokumenti fakton se Veliaj jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.
“Erion Veliaj me firmën e tij, sërish si pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës
Meqë deri më sot kemi parë vetëm një dokument me firmën e kryebashkiakut, firmë e cila garantoi për 30 vite vjedhjen sistematike të qytetarëve të Tiranës, sot po japim provën e radhës se Kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë dhe ka marrë angazhime përtej atyre që deklaron publikisht. Sot po publikojmë një dokument tjetër po me firmë të Veliajt, i cili fakton pa pikë mëdyshjeje se ai, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por ai me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.
Erion Veliaj me firmën e tij shprehet e zezë mbi të bardhë se ai jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes (pra për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu angazhohet për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës. Ai po ashtu, me firmën e vetë merr përsipër të japë asistencë për proceset e shpronësimit si dhe të shmangë çdo veprim që bie ndesh me Kontratën, frymën dhe anekset e saj. Pra garanton që vjedhja përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës të vijojë për 3 dekada.
E thënë shkurt, Erion Veliaj del garant, që jo vetëm të angazhojë financiarisht Bashkinë e Tiranës në këtë aferë për 30 vite (ku ndërkohë nuk ka asnjë Vendim të Këshillit Bashkiak për një periudhë të tillë), por ai merr përsipër dhe lehtësimin e të gjitha proçedurave për ndërtimin e këtij monumenti vjedhje, sepse dhe sot që flasim Incenerator në Tiranë NUK KA.
Një pyetje për kryebashkiakun. A e mban mend se çfarë tabelash ke firmosur dhe bashkëngjitur me këtë shkresë?
Së shpejti dokumentin e plotë, bashkë me korrespondencën mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, do e depozitojmë në SPAK”, shkruan Këlliçi./ CNA
The State Police, customs and port authorities in perfect ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së...
Confindustria assesses that the internal organizations of ...
Residents of Fierza in Tropoja have risen in protest, bloc...
The former head of the Fushë Arrëz municipality, Fran Tuci...
This Sunday evening, the road in Zvrnec, Vlora was blocked...
This year, Albania is among the most popular tourist desti...
A car accident happened this Sunday evening on the road ax...
The chairman of the Party for Justice, Integration and Uni...
The housewives of Korça gathered together in Polena for th...
The group of opposition experts, who have gathered und...
The two drivers involved in an accident that happened ...
Two people who were wanted by the police have been put...
The MP, Luciano Boçi, says that the energy production plan...
The Prime Minister of Italy, Giorgia Meloni is expecte...
The President of the Muslim Community of Albania, Bujar Sp...
Muharrem Xhydollari (Hudenishti) originally from Pogradec,...
4 days separate us from the biggest winter festival in our...
A strong call was made this Saturday afternoon by business...
The flow of tourists, who are visiting Albania this summer...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...