web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negotiations/ "Top Channel" is looking for a Director of Information and a moderator for the evening show

2022-10-17 16:52:00, Aktualitet CNA
Negotiations/ "Top Channel" is looking for a Director of Information
Sokol Balla and Lori Hoxha

After the departure of Sokol Balla, one of the problems that arose on "Top Channel" seems to be the evening show, that is, the one called "Prime Time", the main political show, which until last week was directed by Sokol Balla, but the television is also left without a Director of Information.

Burime nga "Top Channel" i thanë CNA.al, se aktualisht Departamenti i Informacionit drejtohet nga Altin Kreka, por pronarët e tanishëm të Top-it, dhe kryesisht Lori Hoxha e cila merret kryesisht me menaxhimin e televizionit po kërkojnë një drejtor të ri informacioni.

Një nga emrat e përfolur është ai i Andi Telës, drejtorit aktual të "ABC News", një emër ky për të cilin, njerëz të familjes Hoxha, janë interesuar, për t’u vënë në kontakt dhe për të mbledhur informacion.

Negotiations/ "Top Channel" is looking for a Director of Information

Gjithashtu ka pasur kontakte dhe me gazetarë të tjerë me eksperiencë, apo menaxhues televizionesh. Por halli i departamentit të informacionit, duket i vogël përballë atij të emisionit të mbrëmjes, “Prime Time-t”, emisioni politik të ditës. Të njëjtat burime theksuan për CNA.al se është kërkuar rikthimi i Eni Vasilit, e cila u largua me ardhjen e Sokol Ballës në "Top Channel", por kjo e fundit sapo ka filluar edicionin e ri dhe ka refuzuar.

Negotiations/ "Top Channel" is looking for a Director of Information

Po përpiqet të ketë emra që të zëvendësojnë denjësisht Sokol Ballën, në emisionin kryesor të ditës.

"Top Channel" ka pasur një garë të fortë me "TV Klan"-in, megjithëse shpesh herë e humbur ose në shumicën e rasteve përballë “Opinion"-it me Blendi Fevziun. Por gjithsesi trendi i sjellë nga Fevziu është ndjekur nga shumica e televizioneve të cilat janë përpjekur të krijojnë në orën 21:00 të mbrëmjes, një emision analitik ditor, special, politik, social etj. Kështu ka ndodhur me të gjitha televizionet, por gara më e madhe ka qenë gjithmonë midis Klanit dhe "Top Channel", por tashmë "Top Channel", ka ngelur pa emision kryesor të mbrëmjes. Largimi i Sokol Ballës, pas një konflikti me aksionerët, me Lori Hoxhën, disa ditë më parë e ka lënë zbuluar emisionin e mbrëmjes në "Top Channel".

Refuzimi i Eni vasilit, ka krijuar një tjetër hallkë problematike, pasi duket e pamundur që të zëvendësohet me shpejtësi, kjo edhe për faktin se në të gjitha televizionet kanë filluar sezonet e reja, të cilat prej disa javësh po vazhdojnë me transmetimet e përditshme, në mbrëmjet e emisionit të tyre special ditor.  

Në fakt të njëjtat burime theksuan se negociatat vazhdojnë, këtë herë pritet që të mos ketë nxitim, siç ndodhi me Sokol Ballën, i cili zëvendësoi menjëherë Ben Blushin. Në atë kohë Ben Blushi ishte drejtor i përgjithshëm dhe emisioni mbrëmjes moderohej nga Eni Vasili, por rikthimi i Sokol Ballës në "Top Channel" me shpejtësi, e çoi atë edhe Drejtor Informacioni, por edhe moderues të emisionit kryesor të ditës, ndërkohë që rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të televizionit e ka marrë Lori Hoxha.

Negotiations/ "Top Channel" is looking for a Director of Information

Tashmë, aksionerët po përpiqen që të gjejnë dy emrat që do të zgjidhin çështjen e “Prime Time”-t , i cili tashmë ka ngelur halli kryesor, por edhe Drejtorit të Informacionit. Në fakt "Top Channel" vazhdon të transmetojë, por pa “Prime Time” dhe pa drejtor informacioni./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga