web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklasifikimin e dosjeve të despiunizimit/ PS bëhet bashkë me përçarësit e PD-së

2022-10-17 11:18:00, Aktualitet CNA

Deklasifikimin e dosjeve të despiunizimit/ PS bëhet bashkë me

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar për mediat ndryshimet në ligjin për “despiunizimin”.

Balla shprehet se PS dakortëson me grupin e Alibeajt lidhur me deklasifikimin e dosjeve të despiunizimit.

"Ne kemi shprehur dakordësinë tonë me propozimin e PD për deklasifikimin e dosjeve. Pra ndryshimi që vjen në ligjin për informacion të klasifikuar për këtë pjesë të paketës së despiunizimit.

Në të njëjtin moment kanë ardhur edhe ndryshime të tjera nga drejtoria përkatëse. Duhet përmbyllur aspekti procedural në punën e komisioni ligjor.

Dakordësia jonë është dhe besoj që edhe për sa i përket ndryshimit që ne kemi propozuar, që zhbën pengesën që kishte deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit të kujtdo që hyn në juridiksionin e ligjit për t’u vlerësuar, edhe pse është vlerësuar nga komisionet më parë, duhet vlerësuar nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë.

Unë mbështes edhe propozimin e shpalljes së monumente të kujtesës së burgjeve Tepelenës, Spaçit"- u shpreh Balla.





Lajmet e fundit nga