web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “Furtuna Rrumbullaku”/  Lëvizjet “shkundin” policinë

2022-10-17 09:31:00, Aktualitet CNA

 “Furtuna Rrumbullaku”/  Lëvizjet

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur lëvije të reja në Tiranë.

Ndryshimet kanë prekur komisariatet.

Raportohet se Petrit Hala, i cili ka drejtuar komisariatin numër 4 është emëruar shef i komisariatit numër një.

Në vend të tij në krye të komisariatit numër 4 është emëruar Luan Hysenaj.

Kujtojmë se komisariatin numër 4  deri para nje muaji e drejtonte Bujar Mehmeti, i cili  u pezullua për ndërtimet pa leje në zonën e liqenit.

Mehmeti është tranferuar në Drejtori të Përgjithshme, përkatësisht në Drejtorinë e Standarteve.

CNA.al i ka paralajmëruar prej disa ditësh, “Furtunën Rrumbullaku”, e cila raportohet se ka prekur disa struktura./CNA.al





Lajmet e fundit nga