PHOTO NEWS/ "The truth is not buried", protesters hold banners for the Tirana incinerator and Ardit Gjoklaj
On the ninth day of the protest against the government and...
On the ninth day of the protest against the government and...

Në Ditën Botërore të Anestezisë, mjeku Tritan Kalo është kthyer pas në kohë dhe ka kërkuar respekt maksimal për profesionistët që kanë dhënë kontribut në shëndetësi.
Kalo uron kolegët anestezistë-reanimatorë duke shpresuar se ndonjë “i njollosur prej tyre” të mos njollosë kurrë humanizmin e profesionalizmin, të cilat ofrojnë shumica.
Ai ka kujtuar përpjekjet që i janë dashur kolegëve të tij që nga koha e komunizmit për të zhdukur Malarjen, duke përmendur tharjen e kënetave nga Enver Hoxha, apo edhe furnizimin me energji elektrike si një ndihmë për bluzat e bardha.
Pa lënë pa përmendur vujatjet e shumë qytetarëve shqiptarë, Kalo thotë se historia është gjykatësja e kohës që duhet të flasë dhe të ndrijë mendjet tona.
Shkrimi i plotë i Kalos:
Historia flet dhe do të flasë shumë më qartë dhe objektivisht se çdokush nga ne… Le të presim më mirë gjykimin e saj larg subjektivizmave e mllefeve personale… Prej 176 vitesh nga 16 Tetori i vitit 1846, kjo ditë festohet si Dita Botërore e Anestezisë… Po në 16 Tetor por në vitin 1908, lindi në Gjirokastër Enver Hoxha…. Rastësi historike apo një simbolikë rastësore historike… Mjeku anestezist-reanimator me ndërhyrjet e tija në zgrip të rikthimit në jetë të mijëra e milonave njerëzve, të mrekullon shpesh me atë çka ofron puna, profesionalizmi e përkushtimi i tij…

Një grup profesionistësh që së bashku me urgjentistët kanë nivelin më të lartë të stresit, përgjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tyre në Shërbim të Humanizmit… Respekt maksimal për ta si mjek, si reanimator në formimin tim, si një qytetar që respekton misionin e mantelbardhësisë, u uroj kolegëve anestezistë-reanimatorë këtë ditë simbolike për ta, me shpresën që ndonjë “i njollosur prej tyre” të mos njollosë kurrë humanizmin e profesionalizmin, të cilat ofrojnë shumica e tyre…
Enver Hoxha, me ose pa dëshirën e jo pak prej nesh, me dritë-hijet që jeta e puna e tij paraqet, mbetet pjesë e Historisë 110 vjeçare të Krijimit të Shtetit të Mëvehtësuar Shqiptar më 28.11.1912… Pak rikujtesë historike për ata të lindurit e pas 31.03.1991… Në Nëntor 1944 Shqipëria Londineze kishte një popullatë prej 850.000 banorësh, popullatë që me fillimet e Lëvizjeve Demokratizuese mbriti në 4.000.000… Shqipëria në Nëntor 1944 kishte një popullatë në shumicë analfabete, me një “index splenik”, tregues i Malarjes viscerale prej mbi 40%, me këneta kudo nga Veriu, në Lindje, në Jug dhe në Jug-Lindje të vendit… I vetmi vend në Europë pa një kilometër udhë të hekurt, të cilat më pas lidhnin qytetet e fshatrat e vendit në të katër pikat e horizontit… Pa asnjë lloj industrie, dhe me pak miniera që nxirnin nga nëntoka e këtij vëndi plot pasuri, shumë pak prej tyre…
Elektrifikimi i çdo skute të vendit ishte një hap i guximshëm dhe zhvillimues i vendit. Ende sot 30 vite pas 22 Marsit 1992, vendi ndriçohet e furnizohet me energji elektrike nga hidroçentralet e ndërtuara me mundin e djersën e një populli të tërë përgjatë 45 viteve 1945-1990… Në 1967 Shqipëria doli nga harta e vendeve me Malarie endemike… Të rikujtojmë se me mbarimin e një lufte sikundër ishte edhe LIIB, mbyllet cikli i saj pas dënimeve edhe të shkatarëve të viktimave e shkatërimeve që kjo luftë sjell…

Lufta e klasave e mbajti vendin për 45 vite të zhytur në një element konceptual psikologjikisht dhe përditshmërisht rrënues dhe jo pak viktimasjellëse në Shoqërinë Shqiptare… Të burgosurit e ndërgjegjes apo të internuarit ishin dhe mbeten, një njollë e zezë në historinë 45 vjeçare të Sistemit të Diktaturës së Proletariatit… Kufizimi i lirisë së fjalës ishte dhe fatkeqsisht edhe sot mbetet një element jo progresndjellës dhe progresjellës në zhvillimin socio-ekonomiko-politik të vëndit… Kulti i individit i asaj kohe mbrujti në klasën e sotme politike, idenë e palargueshmërisë së tyre nga skena e politikës edhe sot kur pretendojmë demon-kratizimin e vendit si dhe të përkohshmërisë në këtë skenë… Delezimi ynë si popull pas partive dhe lidrve të tyre, nuk po na shqitet edhe pas 31.03.1991 nga “lëkura e jondërgjegjshmërisë sonë demokratike”…
Nga “prona e shtetëzuar dhe të kolektivizuar”, ose “nga prona e askujt në planin individual” para 1991-it, ne kaluam në “prona ime është e imja, por edhe prona tënde është e imja”, duke marë atë çka nuk të takon me Ligjin vrastar 7501, ose grabitjen e pronave kolektive dhe shtetërore, pa qënë pronar nga trashëgimia, dhurimi apo blerja e një prone… Demokraci nuk do të thotë rrënim i gjithshkaje të ndërtuar me mund dhe me gjak nga një popull i tërë… Demokraci nuk do të thotë dhënja e gjithçkaje ose të huajve ose “ish-brekëgrisurve të pangopur” nën okelion “Shqipëria 1 Euro”, duke vuajtur për naftë ndërkohë që nxjerim nga nëntoka e jonë më shumë se na nevojitet, të vuajmë për energji elektrike kur prodhojmë më shumë se nevojat tona gjithëvjetore, pra demokraci nuk do të thotë keqmenaxhim i pasurive që u përkasin një populli të tërë…
Demokraci nuk do të thotë rrënim i vlerave dhe lartësim i veseve të një shoqërie… Demokraci nuk do të thotë zëvëndësimi i dy syve në sytë e ballit të një populli të tërë, me “dy sy teknologjikë” satelitorë, që të evidentojë nga mijra kilometra mbi tokë atë “të cilën sytë e pusht-shtetit” nuk duan selektivisht t’a shohin… Demokraci nuk do të thotë ndërtimi i një sistemi socio-ekonomiko-politik ku të dominojë korrupsioni, mediokriteti, nepotizmi dhe antivlerat… Demokraci është mëndjekthjelltësia dhe dritëqartësija e gjithkujt nga ne, për një shoqëri të vërtetë demokratike pa dasira të thukta sociale, të një shoqërie me mundësi mbrothësuese për të gjithë, të një shoqërie ku të mbizotëroj respekti dhe dashurija për njëri-tjetrin, dashuria për tokën e të parëve, dëshira e pazbehëshme e bashkimit kombëtar në trojet arbërore të ditës së mëvehtësisë më 28 nëntor 1912, të një shoqërie ku të lartësohet e të mbizotërojë vetëm ideja se: “Feja e shqitarëve është dhe do të jetë kurdoherë vetëm Shqiptaria”…
Ditët apo datat përkujtimore kurrë nuk duhet të bëhen përçarëse në mesin tonë… Ishim, jemi dhe kurdoherë do të mbetetemi ndër shekuj Pellazgo-Iliro-Arbërorë… Çdokush ka të drejtën e gjykimit e vlerësimit të tij individual për datat dhe personazhet historike, por askush nuk ka të drejtën t‘u imponohet të tjerëve… Eksperiencat individuale apo familjare përgjatë 45 viteve 1945-1990, nuk janë të njëjtat… Jo pak përftuan në ato 45 vite, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre na tundin sot flamurin e antikomunizmit… Duhet të mos harrojmë se jo pak të tjerë vuajtën në atë kohë teprimet apo alogjizmat e atij sistemi, të cilët sot në shumicë dhe fisnikërisht luftojnë për përballjen me dallgët e jetës e larg hakmarrjeve të verbëra për shkaktarët e vuajtjeve të tyre… Skeptrin e përcaktimit të së drejtës e bart vetë gjykatësja e kohës, historia… T’a lëmë atë të flasë e të na ndrijë mendjet tona… Gjithmonë së bashku!/ BA – CNA.al
Genti Pjetri, i njohur si "Doktori" i "Fiks Fare", ka ...
Një tjetër protestë do të mbahet ditën e nesërme përpa...
Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, ministrj...
Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësa...
The police of Shkodra have finalized the sixth phase of th...
Journalist Agim Xhafka has stung the owners of the inc...
Sulmet kibernetike që prekën sistemet online pak kohë më p...
Criminalistics expert Ervin Karamuço tells the story o...
The traffic police officer, Florenc Bicerri, ended up in t...
They allowed the passage of contraband goods around Morina...
Prime Minister Edi Rama, through a post on social netw...
Today, the founder of Top Channel, Dritan Hoxha, would...
The Freedom Party, otherwise known as the "Incinerator...
The head of the Women's Democratic League, Albana Voks...
The State Police has taken stock of a week's work, rev...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, de...
Pak javë më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha ...
The head of the DP, Sali Berisha, has narrated the det...
The head of the DP, Sali Berisha, has decided that thi...
The Union of Student Councils has announced that today...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
The spokesperson for the CEC of Kosovo, Valmir Elezi, has ...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...