web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet kibernetike/ Rama

2022-10-16 14:58:00, Aktualitet CNA

Sulmet kibernetike/ Rama

Sulmet kibernetike që prekën sistemet online pak kohë më parë, nxorën zbuluar të dhënat e mijëra shqiptarëve. Hakerat iranianë arritën të mbanin të bllokuar edhe punën e sistemit TIMS, duke alarmuar instancat shtetërore pak javë më parë. 

Pas këtij sulmi menjëherë u vu në diskutim siguria e sistemeve online në vend, ku ekspertët janë shprehur se sistemet janë "ç'montuar", nga ana tjetër kryeministri Rama sot përmes një statusi në Facebook, tregon se Shqipëria është një vend i përparuar dhe digjital dhe kjo është arsyeja se përse vendi është sulmuar. 

Përmes publikimit të Raportit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital në vendet anëtare, Rama u përpoq të bindë popullin se çdo gjë është në rregull.  

Përmes fotove të paraqitura Rama tregon se Shqipëria renditet e 9-ta në Europë dhe e 19-ta në botë sa i takon cilësisë së shërbimeve online. 

Statusi

Këto tabela janë nxjerrë nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithëfarësoj

Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës
Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e #RevolucionitDigjital
*Many people talk disparagingly about the cyber attack on Albania, forgetting two simple facts, the first is that we have been attacked precisely because we have developed (if we were still with counters in the rain and the sun, they wouldn't be able to attack us) and the second, that the attack has failed precisely because we have invested properly, doing a lot with less, and being ranked among the most developed countries for online public services. 





Lajmet e fundit nga