web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza energjitike/ Rama me sytë nga qielli

2022-10-17 09:41:00, Aktualitet CNA

Kriza energjitike/ Rama me sytë nga qielli

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, e cila ka zgjatur për një orë, ka folur për krizën energjitike.

Ai sërish ka hequr paralele me Europën.

“Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh. Europa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përbllemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke, që vjen nga një aggression në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë, veç bombave dhe krijmeve, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë, por patjetër në Europë dhe në Shqipëri

Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës të një diktatori i Putini, por nga ana tjeëtr edhe pse nuk është qevervia që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë që të bëjë gjithçka për të lehtuësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye kemi bërë gjithaçka që kemi mundur”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka shtuar më tej se janë duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm që është dyfishi i buxhtetit 2013.

“Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshënm pasi duhet që jemi ende shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import, por gjithsesi ndo vazhdojmë të dalim sepse nuk prodhojmë sa për të përmbushur të gjitha nevojat. Jemi besimplot që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha”./CNA.al





Lajmet e fundit nga