LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliarderi i Plehrave- Inceneratori i Tiranës

2023-12-10 14:36:00, Aktualitet Jamarber Malltezi
Miliarderi i Plehrave- Inceneratori i Tiranës
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas hetimeve të SPAK dhe arrestimit të drejtorëve dhe zyrtarëve të bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës.

Gishtin e akuzës Malltezi e ka drejtuar tek kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama duke i bërë përgjegjës për aferën e shekullit.

“SPAK gënjen pasi Afera nuk fillon me komisionin e vlerësimit që paska abuzuar, por me ata që (1) ndryshuan strategjinë dhe Planin e veprimit të trajtimit të mbetjeve, (2) atë që mashtroi me studimin e JICA & IFC që bazohej në Reduktim-Riciklim e landfill duke ndryshuar në incenerim. Këtë e bëri Erion Veliaj në rastin e Tiranës.

Pse duhej një kontrate firmosur nga Ministri Mjedisit për menaxhimin e mbetjeve të Tiranës kur ligji e përcakton si tager ligjor të bashkisë e Jo të qeverisë?

Pse iu bashkuan gjithë monopolet në një dore? Pse duhej të merrnin (1) incenerator (2) landfill (3) riciklim (4) depozitim inerte ndërtimi, (5) depozitim dherash (që nuk janë mbetje por mall me vlerë)? 

Pse gënjyen të gjithë anëtaret e komisionit? Kush Ju dha garanci?

A ishte herë e veçuar kjo që ndodhte? Apo kish ndodhur afera edhe me Elbasanin edhe Fierin?

Gjithë shteti ju me shtëpia dy mashtruesve apo ishin shërbyes të Ramës dhe Veliajt?

Shihni letrat e Veliajt për pagesë apo mos pagesë të tarifës së inerteve në Sharrë për kompani sipas qefit si psh. Bollinos.

Këtu del përsëri roli i Agaçit dhe Metanit (Ramës) që duhej t’i thonin si firmos ti kur (1) as nuk ke para në buxhet për këtë, (2) as nuk e ke në strategji dhe plan veprimi dhe (3) as nuk e ke tagrin ligjor për menaxhim mbetjesh por veç për politika”, shkruan Malltezi./ CNA

Lajmet e fundit nga