LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turizmi në Korçë, histori suksesi/ 20.3 % rritje të shifrave në më pak se një vit

2023-12-09 19:00:00, Aktualitet CNA
Turizmi në Korçë, histori suksesi/ 20.3 % rritje të
Foto ilustruese

Korça është një nga destinacionet më të frekuentuara në të katërta stinët e vitit, sidomos në verë dhe dimër, ku turistë të shumtë e preferojnë për shkak të terrenit, motit me dëborë dhe kulturës.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka bërë me dije se në vetëm pak vite, janë 100 fishuar  njësitë e akomodimit në Korçë, për shkak të fluksit të lartë të tursitëve që regjistron ky qytet.

Korça tha kryebashkiaku po shton kapacitetin e saj pritës për të përballuar kërkesën.

Sipas të dhënave nga Muzeumet Kombëtare të Korçës në më pak se 1 vit, turizmi është rritur me 20.3 %.

“Turizmi në Korçë është një histori suksesi dhe model i shkëlqyer zhvillimi për ekonominë lokale.

Vetëm në pak vite njësitë e akomodimit në Korçë janë më shumë sesa 100 fishuar dhe falë rritjes të numrit të vizitorëve nga viti në vit Korça po shton kapacitetin e saj pritës për të përballuar kërkesën.

Të dhënat nga Muzeumet Kombëtare në Korçë tregojnë një rritje 20.3% për periudhën Janar-Nëntor 2023!”, shkruan Filo./ CNA

Turizmi në Korçë, histori suksesi/ 20.3 % rritje të

Lajmet e fundit nga