LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti/ Në 2023, Shqipëria regjistron më shumë dalje sesa hyrje të personave në territor

2023-12-09 16:51:00, Aktualitet CNA

Raporti/ Në 2023, Shqipëria regjistron më shumë dalje sesa

Libri i Fakteve Botërore ka publikuar renditjen e vendeve ku ka patur më shumë migrim dhe emigrim përgjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave, në Shqipëri ka më shumë largim se sa hyrje të personave në territor.

Libri i Fakteve Botërore, thekson se në vitin 2023 Shqipëria është në raportin -3.2 migrantë/ popullsi.

Shkalla neto e migracionit tregon kontributin e migracionit në nivelin e përgjithshëm të ndryshimit të popullsisë.

Shkalla neto e migracionit nuk bën dallim midis migrantëve ekonomikë, refugjatëve dhe llojeve të tjera të migrantëve dhe as nuk bën dallim midis migrantëve të ligjshëm dhe migrantëve pa dokumente.

Në Afganistan kemi raportin  -0,1 migrant(ë)/1,000 popullsi , që tregon se kemi më shumë persona të larguar nga territori.

Shqipëria ka raportin -3.2 migrant(ë)/1,000 popullsi

Algjeria: -0,4 migrant(ë)/1,000 popullsi

Samoa amerikane : -27,4 migrant(ë)/1,000 popullsi

Andorra: 0 migrant(ë)/1,000 popullsi

Angola: -0,2 migrant(ë)/1,000 popullsi

Anguilla: 10,5 migrant(ë)/1,000 popullsi. Në këtë rast kemi më shumë hyrje se sa dalje të personave brenda këtij territori.

Po ashtu edhe në Antigua dhe Barbuda ku raporti është 2 migrantë/1,000 popullsi.

Argjentina: -0,1 migrant(ë)/1,000 popullsi

Armenia: -5,3 migrant(ë)/1,000 popullsi

Aruba: 8.1 migrant(ë)/1,000 popullsi, edhe në këtë rast kemi më shumë hyrje se dalje.

Australia: 6.4 migrant(ë)/1,000 popullsi./ CNA

Lajmet e fundit nga