LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Subashi i inceneratorit, i faturon 1 milion lekë PD-së për kinoteatrin

2023-12-09 18:36:00, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Subashi i inceneratorit, i faturon 1 milion lekë PD-së
Foto ilustruese

Deputeti Luan Baçi ka denoncuar në rrjetet sociale, kreun e bashkisë Fier, Armando Subashin.

Baçi shkruan se Subashi nuk mjaftohet me vjedhjen tek inceneratorët, taksat apo që e ka mbushur bashkinë plot me familjarë, por së fundi ka tentuar që të pengojë zhvillimin e takimit të PD-së me qytetarët e Fierit, duke pretenduar se salla ku do të zhvillohej, kinoteatri ishte i zënë nga grupi i vulës.

Por pasi grupi i vulës nuk ka mundur të organizojë asgjë, bënë të mundur plotësimin e kërkesës për ambientin por duke e dhënë shumë fish më shtrenjtë çmimin se për çdo subjekt tjetër/

PD i është faturuar shuma 1 milion lekë të vjetra për ambientin ku do të zhvillohej takimi.

“Kryetari i Bashkise Fier dhe " kinoteatri i tij" 

Subashi i inceneratorit, qe ka kushtuar miliona Euro dhe akoma nuk funksionon!

Subashi i taksave te larta, qe i ve sipas oreksit te tij bizneseve ne qytetin e Fierit!

Subashi i nepotizmit qe e ka mbushur bashkine me familjare, miq dhe patronazhiste te pa afte!

Subashi qe nuk pret asnje qytetar, per te qare hallet e shumta qe kane!

Subashi qe harxhon parate e qytetarve me shumice me zbukurime dhe fasada, ne nje kohe kur shume familje Fierake nuk blejne dot as kaposhin e vitit te ri!

Ky Subash,  nuk mjaftohet me keto dhe shume te tjera, por pa piken e turpit dhe ne menyre abuzive, pengon partine demokratike dega Fier, me qellim deshtimin e takimit te kryetarit te PD profesor doktor Sali Berishen, duke genjyer per nje jave  rresht se kinotetari qenkesh i faturuar nga " brava" per takim ne kete ore dhe kur pa se " brava" dhe te ngjashmit e tij te pakte, nuk mund te organizonin asgje nga ato qe pretendonin, na i bene te "mundur" plotesimin e kerkeses tone per ambjentin dhe ndryshe nga çdo subjekt tjeter dhe çdo lloj aktiviteti i zhvilluar ne kete ambjent, qe kane paguar nga 150 mije leke te vjetra deri ne 300 mije leke te vjetra maksimumi (e vertetuar kjo nga administrata e tij)  partise demokratike dega Fier ja faturoi me 1 milion leke te vjetra, pra shume fishin e ligjores!

Ja pra kjo eshte rilindja, ky eshte Subashi qe arrin te abuzoje edhe me çmimet e prones qe eshte e qytetareve dhe jo e tij, duke diferencuar dukshem sipas preferencave te tij!

Kane vetem nje emer abuzues, mashtrues dhe hajdut!”, shkruan Baçi në statusin e tij./ CNA

Lajmet e fundit nga