LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish zyrtarë dhe shefë policie, prapa hekurave/ Balla mendon për festat e fundvitit

2023-12-10 13:46:00, Aktualitet CNA
Ish zyrtarë dhe shefë policie, prapa hekurave/ Balla mendon për
Taulant Balla

SPAK në megaoperacionet e tij ka futur në rrjetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Vetëm pak javë më parë, është arrestuar ish-drejtori i policisë Tiranë, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve Dedan Gjoni të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me eksponentë kriminalë.

Po ashtu nga operacioni Flakë në Det, u arrestua një tjetër shef policie, Dritan Metaj i cili ishte i përfshirë në grupin e baronit të drogës, Gëzim Çela.

Pavarësisht se çdo herë po shohim se policia është e inkriminuar, ministri Taulant Balla njofton se gjatë festave të fundvitit do të ketë vigjilencë të shtuar pasi elementët kriminalë e shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit.

Ai evidenton se policia ka arrestuar autorin e një grabitjen në Tiranë dhe ka ndërhyrë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush.

“Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje”, shkruan Balla./ CNA

Lajmet e fundit nga