LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetime për ish-ministra dhe kryebashkiakë/ Ambasada e SHBA-së: SPAK po dënon zyrtarët e lartë, pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi

2023-12-11 09:32:00, Aktualitet CNA

Hetime për ish-ministra dhe kryebashkiakë/ Ambasada e SHBA-së:

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner, ka mbështetur punën e SPAK-ut me hetimet për ish-ministra dhe kryebashkiakë të përfshirë në korrupsion.

Winser, gjatë intervistës për mediat, tha se SPAK-u po qëndron në lartësinë e mandatit dhe po dënon zyrtarë të lartë nga i gjithë spektri politik.

Diplomati nënvizon se SPAK-u po heton, po ngrihen padi dhe janë parë rezultate.

Winser thekson se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

“Ne besojmë se SPAK-u po qëndron në lartësinë e atij mandati. Ka një shprehje në Shtetet e Bashkuara, që ‘drejtësia është e verbër’. I gjithë qëllimi për ngritjen e SPAK-ut ishte të krijohet një institucion i pavarur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshi në nivelet më të larta të qeverisjes. Kjo është gjëja më me rëndësi që ai të jetë vërtet i suksesshëm dhe i efektshëm. Kemi parë të hetohen, t’u ngrihen padi dhe të dënohen zyrtarë të niveleve të larta nga i gjithë spektri politik”, ka deklaruar Winser./ CNA

Lajmet e fundit nga